• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJIKE/ COVID-19 i merr jetën mjekes endokrinologe. DEDIKIMI prekës
Home
Breaking News

TRAGJIKE/ COVID-19 i merr jetën mjekes endokrinologe. DEDIKIMI prekës

20 March, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Covid-19 i ka marrë jetën mjekes endokrinologe, Valentina Lile. E shtruar prej ditësh në spitalin Covid/2, mjekja nuk ka arritur që ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga të afërmit e saj nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.

Postimi i të birit

Të dashur miq ë shokë . Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut tim me të afërt e më të dashur, mamasë time Valentina Lile .

Ceremonia e lamtumirës në nderim të saj dhe përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohen më datë 20.03.2021, ora 15.00. Nisja bëhet nga Funerali Alba2000 për në Varrezat “Sharrë”

U prehsh në paqe nënë do na mungosh jashtë mase!

Postimi i mbesës

Flama e copëtoi dhe familjen tonë. Një mjeke endokrinologe më pak për Shqipërinë, një vend bosh në familjen tonë, në zemrat tona.

Dr. Valentina Lile, halla ime e dashur, humbi betejën e tmerrshme dhe plot vuajtje me Covid.

Halla jonë gojëmbël me të gjithë, doktoresha e apasionuar pas leximit dhe studimit, që nuk humbiste asnjë konferencë ndërkombëtare, që punonte dhe ishte aktive, shoqëroi dhe kuroi me buzëqeshjen, qetësinë, mirësjelljen e saj shumë pacientë, që sot janë të hidhëruar bashkë me ne.

Mes lotësh ne përcjellim një njeri të dashur: Babi im, halla Leta dhe xhaxhai, zemërthyer sot shkëpusin një pjesë të shpirtit, motrën e tyre. Iliri me Albanin humbën mamën e shtrenjtë, gruan e rrallë që dha dhe bëri çdo gjë për ta.

Sot familja jonë e madhe humbi njeriun e shtrenjtë, që i ndihmoi të gjithë pa u kursyer, me zemrën flori, me bujarinë e pashoqe.

Personazh i familjes sonë, shoqe dhe mike e dashur, kolege e nderuar mes mjekëve.

Kaq e pabesueshme dhe e rëndë kjo që i ndodhi familjes sonë, kaq të pafuqishëm ne për ta ndihmuar hallën tonë.

Një ikje e padrejtë, e parakohshme, një dhimbje e papërshkrueshme, një humbje e madhe.

Kur një mjek ikën, humbet e tërë shoqëria. Me ikjen e doktorreshë Valit shkenca humbi një mendje, mjekësia një pasuri, kolegët një hallkë të punës së tyre, një krah të djathtë, pacientët një engjëll mbrojtës. Sa pacientë ka ndjekur, sa ka shëruar, sa e kanë uruar. “Vali të shëron me fjalë” thoshte nëna jonë.

“Flama e copëtoi dhe familjen tonë”/ Covid i merr

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DËNUAR PËR PROSTITUCION NË ITALI/ Arrestohet 43-vjeçarit në Durrës (EMRI)
Previous article "TË SIGURT PËR MANDATIN E TRETË"/ Xhaçka në Kolonjë: Për ne kjo është një fushatë me zemër të hapur, me derën e hapur për gjithë qytetarët

s.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT