Ditën e sotme biznesmeni i njohur Ahmet Muça ka rënë në prangat e policisë nën akuzën e ” Falsifikimit të Diplomave” duke iu vendosur atyre logon e Universitetit “Kristal” të cilin Muça e kishte në pronësi dhe i cili është mbyllur rreth tre vite më parë.
Aty nisin edhe tragjeditë nga një vit në tjeterin për biznesmenin që nga mbyllja e biznesit të tij e më pas një tjetër tragjedi më e rëndë.
Rreth para një viti u nda nga jeta në moshë fare të re djali i vetëm i familjes së Ahmet Muçës.
Vetëm 23-vjeçare, Silvestër Muçaj, u nda nga jeta pasi nuk i mbijetoi dot sëmundjes së rëndë që e kishte prekur, edhe pse kishte kryer ndërhyrje kirurgjikale të njëpasnjëshme.
Familja dhe të afërmit bënë të pamundurën për ta shpëtuar, por as operacionet në Itali dhe as mjekimi nuk ia dolën të mbajnë në jetë Silvestrin.
Pas kësaj biznesmeni ishte sërish në probleme me drejtësinë pasi në Spitalin Universital “Kristal” në pronësi po të Ahmet Muça, u konstatua lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
E kjo u pasua nga “tragjedia” e ditës së sotme, nga arrestimi i tij.
AlpeNews.al


