• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TRAGJEDITË E SHMANGURA GJATË SEZONIT TURISTIK”/ Shifrat: 50 pushuesëve iu shpëtua jeta nga MBYTJA
Home
Sociale

“TRAGJEDITË E SHMANGURA GJATË SEZONIT TURISTIK”/ Shifrat: 50 pushuesëve iu shpëtua jeta nga MBYTJA

1 September, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vendosja e shërbimit të autoambulancave fikse pranë zonave turistike si dhe funksionimi i njësisë së helikopterëve, të cilët vetëm gjatë këtij sezoni kanë kryer rreth 50 misione, ka shpëtuar shumë jetë njerëzish.

E ftuar në një studio televizive, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u ndal te masat që mori dikasteri që ajo drejton për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Sipas saj, “llogaritet që njësia e helikopterëve të Urgjencës Kombëtare ka kryer rreth 50 misione shpëtimi në ndihmë të qytetarëve, ose thënë ndryshe, një herë në 2.5 ditë ka pasur një mision me helikopter dhe këtu përfshihen të gjitha rastet e urgjencës si dhe aksidente rrugore apo në det”.

Manastirliu tha se “janë 43 mijë pushues që kanë marrë shërbimin shëndetësor në 26 qendra shëndetësore verore, që janë hapur prej 1 qershorit dhe funksionojnë 24 orë në 7 ditë të javës”.

Ka ende shumë për të përmirësuar në drejtim të shërbimit të Urgjencës Kombëtare, tha Ministrja duke shtuar se “ndërkohë kemi bërë hapa shumë përpara dhe kemi përmirësuar ofrimin e shërbimit”.

Po ashtu, ajo theksoi se “mjekët dhe infermierët në terren kanë marrë trajnime për mënyrën e shërbimit, por nga ana tjetër të gjitha autoambulancat janë pajisur me aparatura të reja”.

Për të ilustruar funksionimin e këtij sistemi urgjence, Ministrja solli në vëmendje rastin e një djali nga Velipoja, i cili rrezikonte jetën, por vetëm falë ndërhyrjes së shpejtë me helikopter arriti të shpëtonte.

Me buxhetin e vitit të ardhshëm, sipas Ministres “32 autoambulanca të reja do të shpërndahen në territor”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “From Austria to Albania with Love” sjell krijimtarinë e Andrea Grill
Previous article KOLAPSI I LEKUT TË ANKARASË/ Frika nga lira, kriza e Turqisë nuk është “ngjitëse”

g.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT