• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDITË E 2019/ Shqiptarët që u ekzekutuan jashtë Shqipërisë
Home
Ekskluzive

TRAGJEDITË E 2019/ Shqiptarët që u ekzekutuan jashtë Shqipërisë

28 December, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Viti që po lëmè pas është shoqeruar herë pas here edhe me lajme të rënda, siç janë rastet kur shqiptarët që jetojnë jashte vendit janë ekzektuar për motive të ndryshme nga njëri tjetri.

Rasi më i fundit ishte ai ditës së djeshme, ku 37-vjeçarja Brunilda Kovaçi Sadushi u gjet e pajetë në një pyll larg qendrave të banuara në Mougins të Francës. 

Nga informacionet që bëhen te ditura deri më tani, dyshimet janë Brunilda, nëna e një djali 3 vjeç është vrarë. Mediat vendase shkruajnë se 37 vjeçarja ishte punonjëse seksi.

ALPEnews.al sjell disa prej rasteve të vrasjeve të shqiptarëve jashtë Shqipërisë.

Një tjetër rast i rëndë i pak ditëve më parë, është rasti i Flamur Beqirit.

30-vjeçari nga Kosova por që jetonte në Londër, dyshohet se, më 24 dhjetor, u vra me breshëri plumbash në shtëpinë e tij nga persona ende të panjohur për policinë. Flamuri i njohur si Alex Beqiri i lindur në Ferizaj, në Londër po jetonte që një kohë dhe po punonte si producent i disa artistëve të njohur në Angli.

Kjo e fundit dyshohet të kete qene edhe shkaku i atentatit, pasi detajet treguan se nuk ishte hera e parë që Flamurin ose Alexin kishin tentuar ta vrisnin për shkak të lidhjeve të ngushta me disa prej bandave muzikore.

***

Në 14 janar, vritet në Greqi Albert Bako

Bako sapo ishte tansferuar nga burgu i Chanias, ndërsa raportohet se vrasja është bërë nga bandat rivale.Viktima, Albert Bako ka qenë një emër jo pak I njohur në Greqi. Në vitin 2014, Bako kishte hapur zjarr në një bar në Mikrolimano duke plagosur 14 persona.Ndërsa po ashtu ai së bashku me një person tjetër kanë qenë të përfshirë edhe në atentatin e bërë ndaj avokatit grek Antonopoulos.

Torturohet dhe vritet shqiptari në Spanjë

Dedë Dokaj, shqiptari u gjend i vrarë në zonen e Malagës në Spanjë.

Dokaj, 44 vjeç, me origjinë nga Fushë-Arrëzi i Pukës, përpara se të vritet me plumb në kokë, është torturuar. Autorët ia kanë prerë gishtin e njërës dorë, kanë shkulur thonjtë e gishtave të këmbëve dhe i kanë prerë një pjesë të veshit.

Shqiptari vritet në Brazil, autorët i vënë armën në kokë dhe i kërkojnë lekë

Alban Gropçaj, një 29-vjeçar shqiptar, rezident në Itali i cili punonte zdrukthtar, u vra në një qytet të Brazilit,gjatë një tentative grabitjeje e cila shkoi keq. Shqiptari ishte me punëdhënësin e tij italian Guido Bertola, për të punuar së bashku në shtetin e largët. Ata ranë pre e një grabitjeje teksa kishin dalë nga një lokal dhe po hipnin në makinë.

Shqiptari dhe punëdhënësini i tij, i cili ka kaluar në gjendje shoku, u sulmuan nga disa persona me motoçikleta. Nën kërcënimin e armës autorët u kërkuan paratë, por shqiptari reagoi duke refuzuar të japë paratë. Këtu shënohet edhe momenti tragjik, pasi një nga autorët e qëllon me armë duke e lënë të vdekur.

Vritet shqiptari në Gjermani, goditet me thikë nga afrikani

Shqiptari është vrarë në Gjermani pasi është qëlluar me thikë nga një afrikan. Ridjan Myftari, është i riu shqiptar me origjinë nga Rusani i Delvinës që është vrarë me thikë.

Ai ndodhej prej disa muajsh në Gjermani, dhe në momentin e sulmit ndodhej bashkë me një kushëririn e tij.

Vritet i riu shqiptar në Angli

Një i ri shqiptar është vrarë në Britaninë e Madhe. 21-vjeçari Serxhio Marku, u gjet fillimisht i plagosur dhe më pas ndërroi jetë në spital.

/ALPEnews.al
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SËRISH POLEMIKA NË PREMIER/ Pukki nuk i beson syve, VAR anulon golin për milimetra (VIDEO)
Previous article LIGJI PËR PERDORIMIN E SIMBOLEVE KOMBËTARE NË MAL TË ZI/ Ruçi: E drejtë thelbësore e...

F.autor

Postime të ngjashme

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës Aktualitet

SHERR ME THIKA NË FUSHË-KRUJË/ 22-vjeçari dërgohet me URGJENCË në Spitalin e Traumës

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni Aktualitet

VRASJA E 13-VJEÇARES SHQIPTARE NË ITALI/ Ish-i dashuri pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT