• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDITË E “2018”/ Viktimat që mori UJI, nga kameramani dhe pasioni për ZHYTJEN, tek i riu…
Home
2018

TRAGJEDITË E “2018”/ Viktimat që mori UJI, nga kameramani dhe pasioni për ZHYTJEN, tek i riu…

30 December, 2018 F.autor 2018, Aktualitet, Breaking News, Sociale

Në prag të fundvitit ka ndodhur një ngjarje tragjike ku dy persona kanë humbur jetën teksa peshkonin në rezervuarin e Pogradecit.

Ndërkohë që një nga trupat nuk është gjetur ende, polumbarët po vijojnë me kërkimet. Fatkeqësisht, viti 2018 pati një sërë ngjarjesh ku daljet me shokët apo peshkimi rezultoi fatal. E madje, kërkimi për trupin e tyre ka zgjatur edhe  me javë.

Mëposhtë AlpeNews.al ju sjell në rubrikën e “2018” mbytjet tragjike që lamë pas këtë vit.

Dy persona humbin jetën në Pogradec

Një person ka humbur jetën pasi është mbytur në rezervuarin e Bradomirës ku edhe kishte shkuar për të peshkuar me një mikun e tij.

Peshkatari është identifikuar si Arben Pupa, 50 vjeç, banues në fshatin Bletas, trupi i të cilit është gjetur dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit.

Dyshohet se 50-vjeçari ishte i shoqëruar nga Ramazan Kojtari, 56 vjeç, banues në fshatin Bradomirë, për të cilin po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit.

Xhorxho Seferi, gjendet pas 15 ditësh kërkime:
Mëngjesin e 20 Majit, 20-vjeçari Xhorxho Seferi ra nga lartësia së bashku me 21-vjeçarin Fabio Dukagjini, i cili fatmirësisht u nxor dhe është në gjendje të mirë. Të dy shokët ishin nisur për pinkik.

Fillimisht u dyshua se 20-vjeçarin e ka marrë rrjedha e ujit. Ekipet e polumbarëve vijuan kërkimet në lumin e Erzenit për të gjetur trupin e 20-vjeçarit, dhe vetëm pas 15 ditësh është bërë e mundur gjetja e trupit. Kërkimet nga polumbarët kanë vijuar në gjatësinë e lumit, deri në grykën e Skuranës në një terren shumë të vështirë.

Mbytet në Karaburun, operatori
Armando Hallvaxhiu, operatori i News24, u mbyt teksa zhytej në ujërat e Karaburunit.

Mandi njihej për përkushtimin në punë dhe pasionin që kishte për zhytjen në thellësitë e detit si dhe peshkimin.

Armando Hallvaxhiu ka punuar në disa media kryesore në vend.

Ai kishte vendosur bashkë me disa shokë të shkonte edhe fundjavën e fundit në Vlorë dhe të zhytej në thellësinë e bregdetit të Jonit, por fatkeqësisht nuk ka mundur të dalë prej andej dhe është mbytur në vendin e quajtur shpella e ”Haxhi Ali-ut”.

Dy policet nga Kosova mbyten në Lum
Malsor Dashi e Armend Trena, mbrëmjen e të shtunës në krye të detyrës u zhdukën në mënyrë enigmatike. Të dy këta policë nga Kaçaniku, pak para aksidentit kishin dorëzuar në Han të Elezit një të burgosur.

Kërkimet per trupat e tyre vazhduan me ditë të tëra. Fillimisht u gjet trupi i Malsor Dashit e më pas i Armend Trenës.

Gjendet i mbytur në lumin Kir efektivi i policisë

Gjendet i pajetë 52 vjeçari në lumin Kir në Shkodër. Viktima është identifikuar si shtetasi Dedë Shkalla, efektiv policie në Shkodër.

Trupi i pajetë i 52-vjeçarit Dedë Shkalla, baba i 7 fëmijëve është gjetur nga banorët e zonës në rrethana misterioze.

Sipas të dhënave, në ditët e fundit ai iu kishte shprehur kolegëve shqetësimin se nuk po arrinte dot të plotësonte dokumentet për formularin e vetëdeklarimit për procesin e vetingut në afatin e kërkuar.

Vetëmbytja e babait të pesë fëmijëve vjen katër ditë nga përfundimi i afatit për dorëzimin e formularit.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DASHURIA SAKRIFIKOHET PËR PUNËN"/ Shihni këshillën që Eli Fara i jep gjithnjë së bijës (VIDEO)
Previous article NË JANAR GARA PËR KRYEPROKURORIN/ Ja cilët janë emrat e kandidatëve

F.autor

Postime të ngjashme

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

PAS VRASJES SË EFEKTIVIT NË KRYE TË DETYRËS/ Drejtori i Policisë së Shtetit shkon në Korçë Aktualitet

PAS VRASJES SË EFEKTIVIT NË KRYE TË DETYRËS/ Drejtori i Policisë së Shtetit shkon në Korçë

SEKUESTROHET OBJEKTI LUKSOZ/ SPAK: Belinda Balluku e fshehu vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares Aktualitet

SEKUESTROHET OBJEKTI LUKSOZ/ SPAK: Belinda Balluku e fshehu vilën në Dhërmi në emër të Igli Tares

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT