• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA NË TIRANË/ 17-vjeçarja vrau veten, pasi i fejuari grabiti shtëpinë e motrës së saj
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAGJEDIA NË TIRANË/ 17-vjeçarja vrau veten, pasi i fejuari grabiti shtëpinë e motrës së saj

23 August, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

ABC News ka zbardhur dinamikën e vjedhjes se dy kasafortave nga shtëpia e një të reje në Tiranë, e cila u kthye në tragjedi, pasi e fejuara e Kristian Fushës, autorit të vjedhjes ka vrarë veten, pasi nuk e përballoi dot ngjarjen.

Më 14 korrik në lagjen “Ali Demi”, 27 vjeçari Kristian Fusha, dhëndër në familjen Vitaj vodhi dy kasaforta në shtëpinë e Eva Vitajt, motrës të së fejuarës së tij, Samantës

Prokuroria e Tiranës caktoi sot masën burg për 27-vjeçarin nga Malësia e Madhe, i cili pas vjedhjes u arratis bashkë me bashkëpunëtorin e tij në Mal të Zi, ndërsa kasafortat i la në Shkodër.

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra, raporton se Kristiani dhe Samanta sapo ishin fejuar dhe se dy ditë para vjedhjes e motra e Samanatës kishte organizuar një darkë familjare ku kishte pritur edhe çiftin e ri.

Aty duket se ka nisur gjithçka, pasi atë natë Fusha ka arritur të sigurojë çelësat e shtëpisë se kunatës.

Dy ditë pas darkës Kristiani mori shokun e tij dhe shkoi për të vjedhur shtëpinë e kanatës, nga ku mori dy kasaforta në të cilat ndodheshin rreth 1 milionë lekë të vjetra.

Pas denoncimit, efektivë të komisariatit numër 1 në Tiranë kqyrën kamerat e sigurisë përgjatë zonës, ku zbuluan deri në momentin që Kristiani dhe bashkëpunëtori i tij hiqnin maskat dhe zbulojnë fytyrat.

Si provë kyçe hetuesit kanë edhe mjetin me të cilën 27 vjeçari ka shkuar për të grabitur.

Targa e mjetit e cila ishte në pronësi të një shokut të tij, u fiksua poshtë pallatit të Eva Vitajt dhe se po me të njëjtën makinë, Kristian Fusha kishte marrë gjobë pak ditë më parë teksa ishte kthyer nga Kosova.

Pas dokumentimit me prova, ai dhe shoku i tij u shpallën në kërkim. Fusha u arrestua dy ditë më parë me akuzën e vjedhjes dhe person me precedent po për të njëjtën vepër penale.

27 vjeçari pranoi autorësinë dhe deklaroi se ka vjedhur kasafortën e motrës të së fejuarës, pasi i duheshin para për të operuar këmbën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KURRË NUK DO T'I NJOHIM NGJYRAT E..."/ Zelensky: Flamuri ynë do të valëvitet sërish në zonat e pushtuara nga Rusia
Previous article E ULUR NË TOKË/ Loredana shpërthen në të qara gjatë koncertit! Çfarë i ndodhi reperes?

F.autor

Postime të ngjashme

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, shtrëngata të izoluara vetëm në zonat malore Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, shtrëngata të izoluara vetëm në zonat malore

AMNISTIA PENALE/ 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës Aktualitet

AMNISTIA PENALE/ 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente Aktualitet

PANIK NË AJËR/ Fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT