• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDIA NË SPITALIN E TETOVËS/ Zbulohet shkaktari i rënies së zjarrit
Home
Rajon

TRAGJEDIA NË SPITALIN E TETOVËS/ Zbulohet shkaktari i rënies së zjarrit

5 October, 2021 F.autor Rajon

Prokuroria Themelore Publike e Tetovës publikoi të martën raportin për zjarrin që shpërtheu në spitalin e këtij qyteti, më 8 shtator.

Katërmbëdhjetë persona humbën jetën në këtë incident. Sipas raportit, zjarri shpërtheu nga një kabllo vazhduese, ku ishte vendosur defibrilatori – pajisje për trajtimin e pacientëve në rast të ndonjë sulmi kardiak.

“Mbinxehja e kabllos shkaktoi zjarrin në kutinë ku ishin të lidhur defibrilatori, karikuesi i telefonit celular dhe një pajisje tjetër”, thuhet në raportin e Prokurorisë.

Prokuroria tha se po vazhdon të hetojë edhe shkaktarët e tjerë të mundshëm dhe shtoi se pas mbledhjes së të gjitha provave verbale dhe materiale, pas shqyrtimit dhe analizimit të tyre, do të merret vendimi për rrjedhën e mëtejshme të procedurës.
Për shkak të zjarrit në spitalin e Tetovës, ku trajtoheshin pacientë me koronavirus, dorëheqje dhanë: ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, zëvendësministri Ilir Hasani, si dhe dy drejtorë të spitalit të Tetovës. Dorëheqjet, megjithatë, nuk u pranuan ende nga kryeministri Zoran Zaev.

I pyetur se si do të veprojë tani pas publikimit të raportit hetues, Zaev tha se pasi ta ketë lexuar raportin, gjatë ditës së martë apo të mërkurë, do të merrë vendimin përfundimtar.

“Më lejoni ta lexoj raportin, të shoh gjithçka që është publikuar, në mënyrë që të mund të jap qëndrimin tim. Gjatë ditës ose më së voni të mërkurën do të prononcohem”, tha Zaev

Raporti i Prokurorisë, sipas opozitës maqedonase, është i sajuar nga partitë në pushtet, “për të fshehur fajësinë e drejtuesve të institucioneve përgjegjëse”.

“Është e qartë se Lidhja Social-Demokrate dhe Bashkimi Demokratik për Integrim, përmes Prokurorisë në Tetovë, e kanë porositur këtë raport, që u përshtatet atyre për të fshehur përgjegjësinë mbi tragjedinë”, tha nënkryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Aleksandar Nikollovski.

Ai tha se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, është më përgjegjësi për të gjithë rastin, sepse, sipas Nikollovskit, “Filipçe është përgjegjës për ndërtimin e spitaleve modulare, që nuk përmbushin kushtet elementare për sigurinë e pacientëve”.

Në hetimin e tragjedisë në spitalin e Tetovës janë përfshirë edhe disa ekspertë gjermanë, të cilët po ashtu pritet të dalin me versionin e tyre mbi shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KËTO JANË GËNJESHTRA, NUK E DI PSE DALIN"/ Taulant Xhaka zbulon pse nuk vjen në kombëtare
Previous article ALARMI/ COVID po ngatërrohet me virozat, mjekët: Duhet bërë testi, tetori...

F.autor

Postime të ngjashme

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish Rajon

ÇËSHTJA E PRESIDENTIT NË KOSOVË/ Kurti dhe kreu i LDK-së takohen sërish

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT