Tragjedia që përfshiu familjen Preka, është ndoshta nga më të rëndat e viteve të fundit për ndonjë familje shqiptare të shuar në aksidentet automobilistike në Shqipëri. Më të dhimbshme, atë e bën fakti se u shuan fëmijë nga disa muajsh, deri në 5 vjeç.
Si ndodhi aksidenti: Pas përfundimit të ekspertizës, grupi hetimor për aksidentin tragjik në Aksin Shkodër-Velipojë ku humbën jetën babai dhe 2 fëmijët e u plagosën 4 të tjerë. Sipas ekspertizës, shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i mjetit ‘Alfa Romeo’ ku ndodheshin 5 anëtarët e familjes Preka.
Vijimi: Menjëherë u mësua se babai i tre fëmijëve dhe foshnja 8 muajshe mbetën të vdekur në vend. Pas tyre, edhe vajza 5 vjeçe.
Edmond (Gjergj) Preka, mbante dy mbiemra, arsyeja e së cilës është ende e paditur.
Në mbrëmje u tha se vajza e tretë (10 vjeçe), ndërroi jetë gjithashtu por më vonë sqaruan se gjendja e vajzës ështe shumë e rëndë dhe rikthimi i saj në jetë ështe thuajse i pamundur.
Dëshmitarët: I tronditur njëi nga banorët shprehet:
Llahtari. Dje u tmerruam, pamë pamje të tmerrshme. Fëmijët kërkonin vetëm nënën. Nena thërriste; ‘ku e kam djalin’. I kemi dhënë ndihmë. Kemi marrë batanije dhe kemi mbuluar viktimat dhe të plagosurit. Më pas kemi ndihmuar që ata të futen në ambulancë dhe më pas në spital.
Jam shofer, dhe kurrë skam parë ngjarje kaq të tmerrshme”, tha dëshmitari.
E mbijetuara, nëna e fëmijëve dhe bashkëshortja e Edmond Prekës permendet: Nëna sapo është përmendur ka kërkuar fëmijët. E plagosura nuk është në dijeni për tragjedinë e ndodhur në familjen e saj.
Ngërçi i ngjarjes: Në rrugën e plazhit në Velipojë, fuoristrada është futur në parakalim të gabuar, madje ka qenë me shpejtësi, ndërsa mungesa e ndriçimit ka bërë që të përplaset me ‘Alfa Romeon’ që po udhëtonte familja Preka.
SOKOL MUJAJ drejtuesi i fuoristradës së përfshirë në aksidentin e Shkodrës rezulton një person me precedent penal. Ende nuk dihet se përse kjo ngjarje nuk po sqarohet, pasi hetimet nuk kanë dalë në një rezultat përfundimtar për ngjarjen.
Të vdekur nga familja Preka
1.- Edmond Preka (I njohur edhe si: Mond Gjergji)
2.- Rajan Preka, 8 muajsh.
3.- Ajsel Preka, 5 vjeçe.
Të plagosur
1.- Evisa Preka (Gjergji), 36 vjeç
2.- Neomi Preka, 10 vjeçe.
/AlpeNews.al/






