• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Çfarë di kunata e Alma Arrazit për ngjarjen? Hetuesit e marrin sërish në pyetje
Home
Breaking News

TRAGJEDIA NË SHKODËR/ Çfarë di kunata e Alma Arrazit për ngjarjen? Hetuesit e marrin sërish në pyetje

12 May, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ditët në vazhdim, me siguri të martën, prokuroria e Shkodrës do të rimarrë në pyetje kunatën e Alma Arrazit dhe të dashurën e bashkëshortit të të ndjerës.

Ky veprim hetimor do të kryhet sipas burimeve jo vetëm në vazhdën e akuzave të shkaktimit të vetëvrasjes që rëndon ndaj Erdgys Arrazit. Por edhe për të sqaruar tej çdo dyshimi të arsyeshëm shumë pikëpyetje që grupi i hetimit ka mbi ngjarjen tragjike të 2 majit, ditë në të cilën dyshohet se Alma hodhi tre fëmijët në Bunë dhe më pas u vetëvra.

Njeriu i fundit që e takoi të ndjerën është kunata, e cila konsumoi kafe në një lokal lojërash për fëmijë dhe ajo konsiderohet si çelësi i hetimeve, që do të sqaronte konfliktet midis çiftit, i cili prej shtatë muajsh gjendej në krizë nga lidhja jashtëmartesore e Erdgysit me një 17-vjecare. Por ndërsa ekspertët kanë administruar dhjetëra kamera sigurie që tregojnë itinerarin e të ndjerës dhe dëshmi të të afërmeve, për shkak se zona ku zhduket nëna me tre fëmijë është e pambuluar me kamera dy veprime shkencore do të japin përgjigje definitive shumë pikëpyetjeve

Përgjigjja e parë pritet nga mjekësia ligjore për analizat toksikologjike ndaj të ndjerës dhe tre fëmijëve, dhe akti i dytë pritet nga policia shkencore mbi telefonin e Erdgys Arrazit, i cili ka fshirë çdo komunikim me bashkëshorten dhe ndaj hetuesit kërkojnë rikthimin e bisedave për të provuar veç kërcënimit psikologjik edhe kanosjen verbale.

Nga ana tjetër i arrestuari mbahet në burgun e Reçit dhe nën këqyrje dhe sakaq autoritetet e burgjeve kanë studiuar kartelën e tij të mëparshme, që shfaq vlerësimin e psikologëve në qeli gjatë kohës që Erdgys Arrazi u mbaj i paraburgosur për drogë

Një psikolog i burgut shkruan se Arrazi gjatë 2022 shfaqi interes në qeli për programet rehabilituese duke ndjekur trajtimin individual “ aftësimi social” dhe ‘ prezantimi i të menduarit”.

E njëjta kartelë tregon se Arrazu gjatë dy muajve në burg kishte kryer tre biseda me familjen në skype dhe vetëm një takim fizik me fëmijët dhe gruan. Ai deklaronte në atë kohë se kishte marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇIPAT NË TRRU/ Çfarë ndodh kur prodhuesit braktisin teknologjinë?
Previous article GRABITJE E PËRGJAKUR/ Plagosi pronarin dhe të bijën gjatë grabitjes, arrestohet shqiptari në Itali! Ja çfarë i sekuestrohen

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT