• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA NË QERRET/ Përfaqësues të ambasadës ruse mbërrijnë te Mjekësia Ligjore, dyshimet e para mbi vdekjen e 4-fishtë, pse u regjistrua si vrasje
Home
Breaking News

TRAGJEDIA NË QERRET/ Përfaqësues të ambasadës ruse mbërrijnë te Mjekësia Ligjore, dyshimet e para mbi vdekjen e 4-fishtë, pse u regjistrua si vrasje

18 October, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Përfaqësues të ambasadës ruse në Tiranë kanë mbërritur këtë mesditë tek Instituti i Mjekësisë Ligjore, për të marrë të dhëna mbi vdekjen e mistershme të katër turistëve rusë, mbrëmjen e të premtes, në një hotel në Qerret të Kavajës.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se diplomati rus nuk ka pranuar të komentojë për media, por është futur direkt në ambientet e Institutit të Mjekësisë Ligjore, ku po qëndron prej disa minutash.

Gazetarja Lala raporton se nga të dhënat e para nga Mjekësia Ligjore dyshohet se shkak për vdekjen e turistëve është bërë asfiksia, ndonëse nuk dihet ende se nga se ka ardhur ajo. Janë disa pista hetimi deri më tani mbi tragjedinë e katërfishtë, ku së pari është përdorimi i tepruar i klorit në pishinën ku u gjetën viktimat, por edhe mosventilimi i mjaftueshëm i ambientit, ndërsa nuk përjashtohet edhe helmimi.

Dosja e ngjarjes po shihet me shumë kujdes nga ekspertët, për shkak të kohës së shkurtër në të cilën kanë gjetur vdekjen të katër turistët, çifti Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, dhëndri i tyre, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe vajza e tyre, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Nga ana e tyre, ekspertët e Mjekësisë Ligjore janë shprehur se kanë pasur viktima nga klori edhe më herët, por jo katër raste njëherësh. Për këtë arsye, Prokuroria e ka regjistruar ngjarjen si vrasje e mundshme, por pa pasur një autor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KOSOVË/ Parregullsi gjatë procesit të zgjedhor në disa komuna, policia jep detajet
Previous article "VETËVENDOSJA MORI NJË SHUPLAKË..."/ Ish-këshilltari i Kurtit: LVV u ndëshkua për qeverisjen e keqe

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan e tij dhe më pas veten në Athinë, merrej me... (EMRI) Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan e tij dhe më pas veten në Athinë, merrej me... (EMRI)

DETAJET E REJA/ Vrasja e 21-vjeçarit portugez, policia gjen thikën me të cilën u krye krimi Aktualitet

DETAJET E REJA/ Vrasja e 21-vjeçarit portugez, policia gjen thikën me të cilën u krye krimi

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren Aktualitet

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT