Pas nje nderprerjeje per shkak te kushteve ekstreme te motit, eshtë gjetur edhe trupi i dytë i pajetë i peshkatarit që u mbyt në rezervuarin e fshatit Bradomirë të Pogradecit.
Mesohet se eshte gjetur edhe trupi i pajete i shtetasit Ramazan Kojtari, qe u mbyt mbrëmjen e shkuar bashkë me një person tjetër, teksa kishin dalë për peshkim.
Kojtari dhe Pupa ishin banorë të zonës dhe administronin këtë rezervuar. Sipas dëshmive ata herë pas here dilnin për peshkim pasi hidhnin rasatin e peshkut për shumim.
Dyshohet se pikërisht mbingarkesa në varkë mund të ketë çuar në përmbytjen e saj pasi kishin zënë një sasi të madhe peshku. Gjithsesi këto janë vetëm dyshime, pasi askush nuk e ka parë ngjarjen.



