Asfiksia nga gazet i ka marrë jetën 38-vjeçarit Besnik Veliaj gjatë ditës së sotme i cili bashkë me Bledar Bregun kishte hyrë për të pastruar pusin në fshatin Lofkënd në Mallakastër.
Mësohet gazet kanë sjellë vdekjen e Veliajt ndërkohë që 33-vjeçari Bregu ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore bashkë me zjarrfikësin që mori pjesë në operacionin për shpëtimin e tyre.
Të dy ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Bregu dhe Veliaj u nxorën të dy me shenja jete pas mbërritjes së forcave zjarrfikëse, por ky i fundit nuk mundi të mbijetojë duke ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë, policia njofton se, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


