Familja Nako ka hapur sërish dyert e mortit, brenda një harku kohor shumë të shkurtër, prej tre ditësh.
Mësohet se ka ndërruar jetë 59-vjeçari Rasim Nako, vëllai i viktimës që u vra nga kunati mbrëmjen e së hënës në qytetin e Korçës.
Nako vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe ka qenë pikërisht ai motivi i rikthimit të Gramoz Nakos nga SHBA-ja.
Siç raporton gazetarja e Report TV, Gladiola Hoxha, nuk përjashtohet edhe mundësia që ka përshpejtuar vdekjen e tij, trauma që ka përjetuar nga vrasja e vëllait nga kunati i tij.
Gramoz Nakos u vra nga kunati i tij, Serefedin Zenellari më 8 korrik ku burime për Shqiptarja.com mësuan se ka qenë pikërisht një dyshim për tradhti, ndonëse 71-vjeçari ishte divorcuar nga bashkëshortja.