• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA NË FAMILJEN SHQIPTARE/ I ekzekutoi prindërit dhe dy vëllezërit me plumba në kokë, në banesën e polices u gjetën 17 gëzhoja
Home
Breaking News

TRAGJEDIA NË FAMILJEN SHQIPTARE/ I ekzekutoi prindërit dhe dy vëllezërit me plumba në kokë, në banesën e polices u gjetën 17 gëzhoja

21 February, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të tjera detaje dalin në dritë nga tragjedia e rëndë që ndodhi në Gjilan, ku një efektive policie qëlloi për vdekje me armë prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten. Gazeta Sinjali mëson se në shtëpinë ku ndodhi vrasja u gjetën dhe u sekuestruan 17 gëzhoja të plumbave të armës Glock 19, me të cilët është kryer krimi. Bëhet e ditur se Valdete Bllaca ka qëlluar me të paketën 2 plumba familjarët e saj në kokë, ndërsa ka përdorur dy karikatorë.

Burimet e njëjta kanë bërë të ditur se vëllai i vogël, Fisnik u qëllua për vdekje nga e motra teksa ishte duke fjetur në dhomën e tij të gjumit. Ndërsa babai, Zeqir Bllaca dhe vëllai Blerim Bllaca janë vrarë në dhomën e ndejës, e nëna Hanife Bllaca u qëllua në një dhomë tjetër. Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta se pasi i vrau të gjithë anëtarët e familjes, dyshohet se policja qëndroi rreth3-4 orë mes kufomash.

Po ashtu, ka dyshime që ngjarja në fjalë të keqe qenë e planifikuar, pasi gazeta shkruan se një ditë më parë ajo i kishte dhënë 12 mijë euro tezes së saj, ndërsa e kishte pyetur dhe se sa kushtonte një ceremoni mortore. Mes të tjerash mësohet se në kohën kur ka ndodhur krimi, tezja dhe bashkëshorti i saj kishin shkuar në shtëpinë e familjes Bllaca, por në derë ishte shfaqur Valdetja. Ndonëse ishte munduar që të fshihte ngjarjen, ajo i kishte thënë tezes se familjarët nuk ndodheshin në banesë, ndërsa ajo ishte pak e zënë.

Pasi ishin përshëndetën me policen dhe po largoheshin nga banesa, tezja dhe bashkëshorti i saj dëgjuan krismat e dy plumbave që Valdete Bllaca i shkrepi drejt vetes. Pasi vrau të gjithë anëtarët e familjes, policja Valdete Bllaca bëri vetëvrasje në korridorin e shtëpisë së saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOSSIER/ "Këtu i thonë Burrel, që hyn e nuk del". Historia tragjike e ish-drejtorit: Bëra 32 vite burg për një shkronjë
Previous article KRIZË NË ÇIFT, BEQARËT PASIONANTË.../ Zbuloni çfarë ka rezervuar fati sot për ju

k.autor

Postime të ngjashme

FLUKS I LARTË MJETESH NË MORINË/ Pushuesit nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar në kulmin e sezonit turistik Aktualitet

FLUKS I LARTË MJETESH NË MORINË/ Pushuesit nga Kosova i drejtohen bregdetit shqiptar në kulmin e sezonit turistik

KOLUMBIA E SOLLI NË PRANGA/ GJKKO lë në burg “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull! Ja me sa është dënuar Aktualitet

KOLUMBIA E SOLLI NË PRANGA/ GJKKO lë në burg “kimistin” e laboratorit të kokainës në Frakull! Ja me sa është dënuar

NDODH NË DEVOLL/ Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës Aktualitet

NDODH NË DEVOLL/ Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT