Pamjet që shihni vijnë nga fshati Dushnik i Beratit, ku ndodhi një tragjedi e rëndë familjare, ku nje i moshuar bashkë me dy nipat humbën jetën në një pus.Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm. Momenti kur forcat zjarrfikëse dhe policia tentojnë të nxjerrin trupat e anëtarëve të kësaj familje. Si pasojë e asfiksisë, humbën jetë Kamber Hoxha, 77 vjeç, Neim Hoxha, 46 vjeç si dhe Gentjan Golashi 45 vjec (Njëri prej viktimave Kambeberin e kishte xhaxha, e tjetri daje). Pusi, në oborrin e kësaj shtëpie, ishte i bllokuar prej disa vitesh, ndërsa gjyshi, Kamberi, kishte hyrë për ta pastruar.
Por pasi është bllokuar, në ndihmë të tij kishte hyrë Gentjani, i cili për pasojë gjeti vdekjen. Po ashtu, pas tij u fut edhe Neimi, i cili doli nga pusi në gjendje kome, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në spital.
(BalkanWeb)