• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA NË BULLGARI/ Familjarët e viktimave shqiptare kërkojnë përgjegjësi
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAGJEDIA NË BULLGARI/ Familjarët e viktimave shqiptare kërkojnë përgjegjësi

4 December, 2021 Delo.autor Aktualitet, Kronikë

Familjarët e viktimave kërkojnë që sa më shpejtë të zbardhet e vërteta rreth tragjedisë në Bullgari ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë u lënduan. Ata kërkojnë që të gjenden fajtorët kësaj tragjedie dhe të dalin para drejtësisë.

“Përgjegjësinë e kanë institucionet shtetërore dhe duhet të zbardhet ky rast se si ka ndodhur. Ti kemi informacionet e sakta se për çka ka ndodh, kjo është diçka që s’po mundem jo vetëm unë ta besoj por askush prej familjarëve e shqiptarëve anembanë botës që jemi se brenda kësaj kohe të shkurtër me u djeg i gjithë autobusi me u shkrumbuar kjo është e papërshkrueshme, nuk e kap as logjika kurrsesi”- deklaroi Sevim Ahmeti, Familjar.

 Nga Qeveria thonë se familjeve të të prekurve nga tragjedi do tu ofrohet ndihmë financiare dhe shërbime tjera, të cilat do të specifikohen në një seancë të ardhshme të ekzekutivit. Dhe ata njoftojnë që për përgjegjësinë e rastit do të veprojnë sipas vendimeve të prokurorisë dhe gjykatave.

Nga Prokuroria thonë se kanë marr të gjitha masat e nevojshme për personat që kanë qenë të përfshirë në mënyrë indirekte në shkaktimin e kësaj tragjedia, por nuk japin detaje tjera.

Zëvendësministri i brendshëm Nazim Bushi tha se Ministria e Brendshme është në dispozicion të prokurorisë për të bërë çmos që të mblidhen dëshmitë në zbardhjen e rastit tragjik.

“Nuk do të flas më tepër është në instanca të Prokurorisë Publike dhe presim të kemi rezultate sa më shpejtë. A do ta ndihmoni ju si Ministri? Patjetër, e kemi obligim! Deri më tani a ju kanë kërkuar dokumentacione? Jemi në rrjedha për gjithçka dhe jemi në dispozicion të Prokurorisë Publike”- pohoi Nazim Bushi, Zv/Ministër i Punëve të Brendshme

Deri më tani, janë suspenduar nga puna doganierët që nuk kanë evidentuar autobusët e “Besa Trans” në terminalet doganore. Ndërkohë, në Sofje hetimi po vazhdon për shkaqet e tragjedisë. 7 të mbijetuarit kanë dhënë dëshmitë e tyre dhe në bazë të ekspertizave teknike u konstatua që vdekja e të ndjerëve ka ardhur nga zjarri. Procedurë para hetimore po zhvillohet edhe nga Prokuroria e Shkupit për kompaninë “Besa trans”, ndërkohë kompanisë i është marrë leja e punës./Alsat

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË ITALI/ Regjistrohen 16.632 raste të reja dhe 75 viktima, rritet numri i të shtruarve
Previous article NUK I NDAL DEKLARATAT/ Argjendi: Ja çfarë bëmë me Ritvanën në shtëpi

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË LIQENIN E KOMANIT/ Përplasen dy skafe, disa të plagosur

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË DURRËS/ Publikohet FOTO, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSDIENT TRAGJIK NË DURRËS/ Makina përplaset me bordurën, ndërrojnë jetë tre persona, një 16-vjeçar në gjendje të rëndë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT