Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e Ballshit. Një 34-vjeçar ka qëlluar për vdekje në sy të fëmijëve të mitur, gruan dhe kunatën 18-vjeçare, ndërsa ai sapo ishte kthyer nga Greqia për festat e fundvitit.
Gazmend Musta pas një debati me gruan, Gentiana Caushaj, pas një dreke që kishin në familje ka qëlluar me thikë gruan e tij.
Autori kishte thirrur motrën e gruas për drekë, por më pas gruaja e 34-vjeçarit i ka kërkuar bashkëshortit që të shkojë bashkë me motrën të prindërit e saj dhe i ka sugjeruar që të moj pijë më alkool.
Këtu dyshohet se ka lind konflikt dhe pas përplasjes dhe debatit verbal, autori ka qëlluar me thikë duke vrarë gruan dhe kunatën 18-vjeçare. Viktima të kësaj ngjarje të rëndë kanë mbetur gruaja Gentiana Caushaj dhe motra e saj Merisa Caushaj.


