Një krim në familje ka tronditur mbrëmjen e sotme banorët e Ballshit. Një 34-vjeçar ka qëlluar për vdekje në sy të fëmijëve të mitur, gruan dhe kunatën 18-vjeçare, ndërsa ai sapo ishte kthyer nga Greqia për festat e fundvitit.
AlpeNews.al mëson se viktima Gentiana Caushaj dhe autori Gazmend Musta janë persona që shihni mëposhtë:
Sipas policisë, autori i vrasjes së dyfishtë Gazmend Musta, 34 vjeç ka qëlluar me thikë gruan dhe motrën e saj, të cilat për shkak të plagëve kanë ndërruar jetë në vend.
Autori kishte thirrur motrën e gruas për drekë, por më pas gruaja e 34-vjeçarit i ka kërkuar bashkëshortit që të shkojë bashkë me motrën të prindërit e saj.
Këtu dyshohet se ka lind konflikt dhe pas përplasjes dhe debatit verbal, autori ka qëlluar me thikë duke vrarë gruan dhe kunatën 18-vjeçare. Viktima të kësaj ngjarje të rëndë kanë mbetur gruaja Gentiana Caushaj dhe motra e saj Merisa Caushaj.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme dhe dyshohet se autori i krimit ka qenë në efektin e alkoolit. Policia ka bërë të mundur arrestimin e vrasësit dhe po heton për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.



