Vrasja e dy motrave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi nga 59-vjeçari Përparim Ademi ka shokuar opinionin publik.
Autori ka pranuar se ka pasur marrëdhënie jashtë martesore me të dyja motrat, fakt ky i pranuar edhe nga gruaja e këtij të fundit, Vjollca Telo.
Gjithashtu është pranuar publikisht nga familja e autorit se ata kishin miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin, gjë ë cila dëshmohet qartë edhe nga fotot.
Një foto e siguruar nga emisioni “Shqipëria Live” tregon se Përparim Ademi kishte miqësi edhe me vëllain e viktimave, Gëzim Metanin. Ata shihen të qeshur teksa shtrëngojnë duart.







