• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA ME 45 TË VDEKUR NË BULLGARI/ Dyshohet se autobusit i plasi goma e parë
Home
Breaking News

TRAGJEDIA ME 45 TË VDEKUR NË BULLGARI/ Dyshohet se autobusit i plasi goma e parë

23 November, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mediat kanë publikuar rezultatet e para të hetimit në lidhje me tragjedinë e ndodhur mëngjesin e sotëm në Bullgari ku humbën jetën 45 shqiptarë që ktheheshin nga Stambolli.

Sipas informacioneve, autobusit i ka plasur goma e përparme djathtas, e më pas është përplasur në parmakë dhe është zvarritur. Në atë moment është derdhur karburanti që lidhet me ngrohjen në autobus, duke shkaktuar zjarrin. Kjo ka ndodhur në pjesën e përparme të autobusit.

Këto detaje u zbuluan në një deklaratë për Televizionin Kombëtar Bullgar nga Vasko Pirgov, i cili është ekspert i motorëve me djegie të brendshme dhe ishte ndër të parët që mbërriti në vendin e tragjedisë në mëngjes. Sipas tij, shoferi pranë karrigeve të përparme ka pasur tuba të mbushur me naftë, dhe për këtë shkak ka ndodhur shpërthimi.

“Zjarri ka ndodhur për shkak të gabimit të shoferit, i cili është shpërqendruar në rrugë. Aty është një çezmë ku ndalen njerëzit që kanë ndonjë nevojë, është për pauzë, ka disa lokacione të këtilla dhe është e thurur me bankinë. Duke hyrë në bankinë, shoferi ka goditur dhe e ka thyer shenjën që tregon se aty ka çezmë. Ajo shenjë ka fluturuar rreth 35 metra. Me siguri autobusi ka lëvizur me shpejtësi më shumë se 100 km në orë. Autobusi nuk ka shenja frenimi, do të thotë, shoferi nuk ka reaguar në mënyrë përkatëse”- deklaroi Vasko Pirgov- ekspert për motorë me djegie të brendshme.

Megjithatë, organet bullgare të hetimit nuk kanë vërtetuar nëse në autobus ka pasur fuçi me karburant. Në zbulimin e shkaqeve të tragjedisë do të punojnë vetëm organe bullgare të hetimit.

“Po vijmë sërish te versionet kryesore, a është gabim njerëzor apo mosfunksionim teknik i autobusit? Ka qenë edhe shoferi i dytë, por nuk mund të themi nëse ka shpëtuar. Mendojmë se të dy shoferët nuk kanë mbijetuar”- pohoi Borisllav Sarafov, Shërbimi hetimor kombëtar i Bullgarisë.

Bullgaria paralajmëron hetim të shpejtë.

“Dua të siguroj kolegët e mi nga Maqedonia e Veriut se Prokuroria Publike e Bullgarisë do të bëjë çdo përpjekje për të kryer hetim të shpejtë, objektiv dhe efikas për të përcaktuar arsyet e këtij incidenti të rëndë”- tha Sijka Mileva, Prokuroria publike e Bullgarisë.

Shefi i Prokurorisë publike në Maqedoni, Ljubomir Joveski dhe shefja e Prokurorisë për Krim të organizuar, Villma Ruskoska, ishin në vendin e ngjarjes dhe informuan, se me kolegët bullgarë do të bashkëpunojnë vetëm rreth dokumenteve të Besa transit “.

“Këtu është në vendngjarje, atje ku është autobusi, është edhe pronari i kompanisë së transportit. Fola shkurt me të. Ai tha se ka 20 vite, që është kompani transporti. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë incident, kjo sipas tij. Por, siç thanë tashmë kolegët, ne do ta sigurojmë dokumentacionin e plotë për të gjithë autobusët – kur janë të regjistruar, kur kanë qenë për kontroll teknik dhe do t’ua dërgojmë kolegëve këtu në Bullgari.“- pohoi Vilma Ruskovska, Prokuroria për krim të organizuar dhe krim.

“Dokumentet për pronësinë e autobusit janë siguruar dhe do t’ua dorëzojmë kolegëve të Prokurorisë Publike Bullgare. “Por duhen studiuar shumë dokumente për të vërtetuar faktet”- tha Ljubomir Joveski, Kryeprokuror i Maqedonisë.

Kryeministri Zaev dhe kolegu i tij bullgar, Stefan Janev theksuan se sot nuk do të spekulojnë për shkaqet e aksidentit, por këtë do ta vërtetojnë organet hetuese./Alsat

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL FOTO/ Theu xhamin dhe doli, ky është i riu shqiptar që i mbijetoi shpërthimit të autobusit
Previous article JO VETËM HUMBJA NDAJ KUKËSIT/ Tirana mendon dhe për dëmtimet. Mbrojtësi i "bardhebluve" shqetëson stafin

F.autor

Postime të ngjashme

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është… Breaking News

HIMNI SHQIPTAR NUK U EKZEKUTUA GJATË AKTIVITETIT NË PUSTEC/ Reagon ASHPËR ministria: U shkel protokolli, respektimi i simboleve kombëtare nuk është…

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË DURRËS/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro Aktualitet

SHPËRNDANIN DROGË NË MYKONOS/ Arrestohen dy shqiptarët! Policia i sekuestron edhe 65 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT