• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDIA GREKE/ Zjarret kanë përfshirë botën: Këto janë momentet kyçe të luftës ndaj flakëve
Home
Rajon

TRAGJEDIA GREKE/ Zjarret kanë përfshirë botën: Këto janë momentet kyçe të luftës ndaj flakëve

26 July, 2018 g.autor Rajon

Zjarret e pakontrollueshëm shkretuan qytezat bregdetare në lindje të kryeqytetit grek, Athinë. Me dhjetëra njerëz, përfshi edhe familje me fëmijë, humbën jetën pa arritur t’u shpëtonin flakëve.

Zjarret jashtë kontrollit në fakt, janë “tërbuar” edhe në Suedi, deri në veri të rrethit Arktik dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në vende të ndryshme, përfshirë edhe Portugalinë, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara gjatë muajve të fundit.

Kështu, çfarë po ndodh që ka shkaktuar këtë “ferr”dhe si mund të menaxhohen ato?

Flakët kanë avantazh

Zjarret mund të ndodhin natyralisht në vende pyjore apo shkurre, të nxitura nga nxehtësia prej diellit apo ndonjë rrufeje.

Sidoqoftë, pjesa më e madhe e zjarreve të egra, pothuajse 90 për qind e tyre në të gjithë botën, nisin prej njerëzve, sipas ekspertëve.

Shkaqet mund të jenë qymyri i zgarës, një cigare e hedhur pa kujdes apo edhe zjarrvënia e qëllimshme. Përsa kohë ka lëndë të djegshme dhe oksigjen, flakët kanë avantazh lehtësisht.

Po aq sa mungesa e reshjeve, era po ashtu përcakton sesa shkatërrimtar do të jetë zjarri, në varësi të fuqisë dhe drejtimit të saj.Greqia kishte pasur një dimër dhe pranverë të pazakontë të thatë këtë vit, duke e lënë barin dhe tokën shkurrore veçanërisht të djegshme, thotë Thomas Smith, ndihmës profesor në gjeografinë mjedisore në Shkollën Ekonomike dhe Shkencave Politike të Londrës.

“Prushi nga vatra e zjarrit mund të udhëtojë shumë larg e të nisë zjarre të reja që mund të përhapen me kilometra kur bëhen të mëdhenj mjaftueshëm”, thotë Smith.

Në fakt disa zjarre sipërfaqësorë mund të jenë të mirë, thotëZjarret që digjen në shtratin e pyjeve për shembull priren të përhapen ngadalë dhe mund të kontrollohen më lehtësisht.

Cathelijne Stoof, eksperte toke në Holandë. “Ato ndihmojnë bimët të rigjenerohen”.

“Problemi lind kur flakët ngjiten në nivelin e degëve dhe arrijnë majat e pemëve. Ky është momenti kur duhen shuar me shpejtësi”.

Pjesa më e rrezikshme e zjarri quhet koka e tij, shpjegon Thomas Smith. Koka e zjarrit shtyhet përpara nga era dhe është shumë e vështirë ta luftosh drejtpërdrejt.për shkak se ka flakë të gjata.

Të rrezikshme

Por nuk është vetëm drurët dhe bari që bëhen shpejt karburant për zjarret e pakontrollueshëm. Shtëpitë e afërta dhe mjetet do të shtojnë intensitetin për shkak të materialeve që përbajnë, si plastika dhe gomat.

Në Greqi, makinat në rrugë morën flakë përpara pemëve të gjelbra përreth, për shkak se ishin më të djegshme sesa ato. Dhe ato nuk kanë nevojë të arrihen direkt nga flakët për të marrë zjarr.

“Varet nga sasia e energjisë që lëshohet nga flakët”, thotë Smith. “Makinat mund të jenë dhjetëra metra larg, e megjithatë afër mjaftueshëm për të shpërthyer në flakë.

Për fat të keq, njerëzit humbasin jetën shpesh nga zjarret ndërsa përpiqen t’u largohen flakëve.

Shumë nga viktimat në Greqi u bllokuan në ngërçe trafiku ndërsa njerëzit përpiqeshin të largoheshin sa më shpejt të mundnin, sipas ekspertit të menaxhimit të rrezikut në pyje, Alexander Held. Por, kjo mund të ishte shmangur me plane më të mirë evakuimi, thotë ai.

Nxitësit e fortë të zjarrit, si shkurret e thata apo degët duhet të pastrohen nga rrugët dhe shtëpitë për të ndaluar flakët të afrohen, shton ai.

“Kjo ishte një bombë, gati për shpërthim”.

Sidoqoftë, edhe tymi mund të jetë i rrezikshëm nëse njerëzit kanë një gjendje mjekësore si astëm apo sëmundje të mushkërive apo i ekspozohen tymit për javë apo muaj.Nxehtësia dhe flakët janë rreziqet më të menjëhershme me të cilët përballen njerëzit në rast të një zjarri jashtë kontrolli.

Retë e tymit që dalin nga djegia e plastikës apo abestit brenda shtëpive janë shumë më të rrezikshme.Po ashtu, edhe tymi që del nga barishtet e djegura është toksik, por zakonisht ai zhduket shpejt.

“Dikur, ishin disa fusha të vogla bujqësore npër Europën e Jugut dhe njerëzit e menaxhonin tokën”, thotë Cathelijne Stoof.Përveç ndryshimeve të klimës, edhe përdorimi i ndryshëm i tokës përgjatë shekujve ka sjellë më shumë zjarre të egër në disa vende nëpër botë, sipas ekspertëve.

“Por në shekullin e njëzetë, njerëzit u larguan dhe toka u mbush me barishte. Kështu që, kur bie zjarr, ai përhapet shumë më lehtë”.

Në rastin e zjarrit gjigant në afërsi të shkurrishtave në veriperëndim të Anglisë, zjarr nuk mori vetëm bimësia.

Në kulmin e vet, zjarri në shkurrishtet mbulonte një sipërfaqe prej 18 km katrorë dhe u dogj për javë me radhë.

“Ky zjarr përfundimisht që preku edhe tokën”, thotë Dr Thomas Smith. Shkurrishtet përbëhen nga tokë torfë, që është e pasur me karbon dhe ka nevojë për pak oksigjen që të digjet, shpjegon ai.

“Zjarri futet nëntokë dhe djeg… është shumë më e vështirë për ta shuar”.

Në zjarret e fundit në Britani, ata përdorën shtypësit dhe zorrat e ujit për shuar flakët.Zjarrfikësit kanë mjaft teknika në përpjekje për të shuar zjarrin duke i hequr oksigjenin apo lëndën djegëse. Ata kanë nevojë për trajnimin e duhur që të dinë se cila teknikë mund të funksionojë më mirë.

Hedhja e ujit dhe lëndë parandaluese nga avionët e helikopterët, po ashtu, mund të ngadalësojë përhapjen e flakëve.

Por kjo është një “punë e pistë dhe e vështirë”, thotë Alexander Held, dhe nuk është një opcion që ka popullaritet në opinionin publik.Ekspertët thonë se një nga metodat më efektive të shuarjes së zjarreve është ndërtimi i barrierave, duke spastruar bimësinë.

“Mund të dërgosh shumë helikopterë e avionë por pa ekipe në terren, nuk e shuan dot zjarrin”, këmbëngul ai.

Cathelijne Stoof dakordësohet me rëndësinë e krijimit të pengesave për zjarrin: në disa vende zjarrfikësit duhet të krijojnë zjarre të kontrolluara për të tërhequr energjinë nga vatra kryesore që po luftojnë.

Dhe ajo thotë se parandalimi i zjarrit dhe menaxhimi i tokës duhet të jetë “më interesant” nga sa është tani.

“Është e rrezikshme. Kështu që unë kam respekt shumë të madh për njerëzit që rrezikojnë çdo gjë për të shpëtuar të tjerët”.Ekipet me trajnimin e duhur mund të kuptojnë sjelljen e zjarrit dhe të zgjedhin mënyrën më të mirë për të reaguar, thotë ajo. Por zjarret po ashtu sillen shpesh në mënyrë shumë të paparashikueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ekspertët zbulojnë përse plagët në gojë shërohen më shpejt
Previous article ARSEN RUSTA/ Plazhi, kultura, fatura

g.autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT