Tragjedia e veteflijimit të nënë e bijë në Kombinat vijon të ketë detaje të renda dhe tronditëse per opinionin publik.
Pasi thuajse të gjithë krerët e kulteve fetare kanë bërë reagimet e tyre duke u distancuat teresisht nga “sakrifikimi për Ringjalljen”, dy prej pastorëve kanë dalë në të njejtin konluzion sa i përket ngjarjes, shkruan AlpeNews.al
Fillimisht ishte Pastori Fitor Muça, që i ka njohur edhe vajzat e familjes Josifi nga afër pasi është pastor në Kishen Ungjellore të Përmetit të cilen ato e kanë frenkuentuar prej vitesh, që tha se kjo mund të ketë ndodhur edhe si pasojë e perfshirjes në ritet satanike.
Nga ana tjetër edhe Pastori i njohur Akil Pano, në disa emisione, i mëshoi idesë se ne Shqipëri ka sekte satantike dhe janë të mireorganizuara.
Pritet të shihet mëtej në hetime se çfarë do të zbulohet.
AlpeNews.al sjell deklaratat e dy Pastorëve
Pastori Fitor Muça
“E them me bindje të plotë se ka qenë një indikator i jashtëm që kemi të bëjmë më një grupim apo sekt që duhet ta zgjidhi prokuroria, që i ka ofruar kësaj familje këtë formë shpëtimi apo ringjallje. Asnjë fe nuk pranon vetëflijimin, as Kisha Ungjillore, as Katolike dhe as ajo Ortodokse. Ringjallja është ndarja mes besimeve dhe kulteve dhe asnjë fe nuk flet për vetëflijimin me qëllim ringjallje. Është e dhimbshme të mendosh nënë të qëndrojë 15 muaj pranë bijës së saj të vdekur, kjo është jashtë çdo logjike. Prokuroria duhet të marr doktrinën që pranon vetëflijimin dhe kjo është rruga për t’i çuar tek personat që kanë indoktrinuar këtë mision. Nuk përjashtohen as ritet satanike, nuk është doktrine e ungjillorëve , as e katolikëve dhe as e ortodoksëve”, tha pastori Muça.
Pastori Akil Pano
“Ka sekte satanike dhe në Shqipëri dhe janë sekte të mirë të organizuara dhe ka edhe Kisha e Satanit dhe ka individë që priren të besojnë në pushtetin e errësirës dhe në rrugëtimin e tyre janë gati të jetë shërbëtorë të devotshëm të asaj dogme. Ka edhe në vendin tonë, ka edhe sekte dhe kulte që nuk janë njohur zyrtarisht dhe veprimtarinë e tyre e kanë të fshehtë dhe është e pamundur që të shkohet përtej. Janë dhënë informacione se ka pasur individë me kostum që kanë hyrë në shtëpinë e tyre vetëm të presim që këto të vërteta të zbardhen. (…)Kemi të bëjmë me praktika okulte demonizimi, praktika që na fusin brenda një bote shumë të errët që është vështirë për një person normal që të hyjë në këtë botë”, tha Pano.
Por çfarë është satanizmi:
Satanizmi është një kult që ka si bazë adhurimin e Djallit apo të ndonjë fuqie negative të mbinatyrshme. Për satanistët jeta duhet jetuar duke i shërbyer Djallit. Sipas disa sociologëve, satanizmi nuk mund te konsiderohet si fe sepse në thelbin e tij qëndron fakti i të qenurit kundër kristianizmit. Përpjekjet për ta bërë satanizmin fe nuk kanë rezultuar kurrë të suksesshme. Organizata më e njohur qe i përket kësaj ndarje quhet “Tempulli i Set” (“Temple of Seth”) dhe është themeluar nga Michael Aquino dhe disa anëtarë të tjerë të Kishës së Djallit.