• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDIA E “GËRDECIT”/ Zamira Durdaj: Do mbaj betimin që i bëra tim biri kur e përcolla në banesën e fundit
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAGJEDIA E “GËRDECIT”/ Zamira Durdaj: Do mbaj betimin që i bëra tim biri kur e përcolla në banesën e fundit

28 March, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Zamira Durdaj, mamaja e Erisonit, të miturit që humbi jetën në shpërthimin e Gërdecit, ka deklaruar për “Jetë Shqiptare” se nuk do të ndalet së gjeturi drejtësi për djalin e saj.

Durdaj u shpreh se do të vijojë të mbajë fjalën që i ka dhënë djalit teksa po e përcillte për në banesën e fundit, se nuk do të reshti kurrë së kërkuari drejtësinë për të birin, i cili humbi jetën padrejtësisht nga shpërthimi tragjik i 15 marsit të 2008-ës.

“Fjala që i kam dhënë Erit kur e kam përcjellë në banesën e fundit: që nuk do resht së kërkuari drejtësi. Ai ka qenë një fëmijë 7 vjeç e gjysmë. Ai nuk i njihte municionet, ka qenë në lirinë e vet, ka qenë duke festuar kohën e bukur duke luajtur me biçikletë dhe papritur i marrin jetën”, u shpreh ajo.

Durdaj shprehu ndër të tjera pakënaqësi për drejtësinë e re, e cila sikurse tha ajo, po zvarrit procesin.

“Procesi po zvarritet. Është proces voluminoz. Ka zgjatur 5 vite në shkallën e parë, ka shumë dëshmitarë, prova. 20 minuta seancë, vjen kyçi në gojë e nuk flasin.

Gjykata e shtyn çdo dy javë. Për dy javë gjyqtarja mund të bëjë shumë gjykime dhe e humbet fillin e kësaj çështje.

Kam shumë pakënaqësi edhe me drejtësinë e re. Me orë të tëra, burime njerëzore të harxhuara kot dhe për asgjë. Shpresoja të merrja gjysmë hapi në seancë, por jo fare. E pengojnë moskoordinimi me adresat, me policinë. Vetëm të kisha tim bir dhe jetoja me një pako kripë. Dua të vihet e drejta në vend. Drejtësi e vonuar, do të thotë e mohuar, përsa kohë aty është vetëm një ish-ministër”, u shpreh Durdaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË GAZA/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë...
Previous article Credins bank, është vendi që po kërkoje!

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë Aktualitet

GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TIRANË/ Pamjet kur trafikantët i shet armë agjentit të inflitruar të policisë

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin Aktualitet

ARMË PA LEJE/ Tre të arrestuar në Durrës! Dyshohet se do t’i shisnin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT