Sot në mesditë ndodhi një tragjedi vërtetë e rëndë në Genova të Italisë. Një urë u shemb në autostradën A10, ku sëbashku me të përfunduan në rrënoja dhe shumë makina e njerëz.
Bilanci i deklaruar deri tani sipas autoriteteve italiane është 35 persona të vdekur, si dhe 10 persona janë zhdukur.
Si shkuan ngjarjet që sollën këtë katastrofë të ditës së sotme?
Gjithçka filloi në mbrëmjet e djeshme ku ndryshimi i papritur në zonën e Geovës ka sjellë përmbytje të mëdha. Shirat e dendur të cilët mbuluan qytetin dhe zonën përreth ishin të paparishkuara. Shirat vazhduan rreth orës 12 të mbrëmjes së djeshme, e ndërsa rreth orës 4 të mëngjesit stuhitë dhe shirat e fuqishëm përfshinë qytetin.
Kjo situatë solli përmbytje në qytet e në zonat pranë qytetit. Përmbytjet e ndodhura sollën bllokimin e shumë rrugëve dhe banesave. Dëmet materiale të shkaktuara janë të mëdha, e përsa i përket njerëzve, të lënduar ka pasur, por pa dëmtime serioze.
Po ashtu anijet dhe tragetet nuk kanë arritur të ankorohen në portin e këtij qyteti, si dhe janë anuluar fluturimet pasi stuhitë e bënin të pamundur udhëtimin, si dhe ka pasur probleme në uljen e avionëve.
Zona më e prekur nga këto përmbytje ishte Noli. Në këtë zonë punonjësit e hoteleve kanë mbetur te bllokuar brenda.
Me vijimin e orëve, në mesditë ndodhi dhe tragjedia e urës “Morandi”. Gjithashtu duhet thënë se kërkimet e personave vazhdojnë ende dhe bilanci përfundimtare nuk dihet sesa mund të vonojnë.
Përgatiti: AlpeNews.al