• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAGJEDI NË NJË FAMILJE SHQIPTARE NË AUSTRALI/ Sherr në prag të Vitit të Ri, babai vret me armë zjarri… (FOTO)
Home
Breaking News

TRAGJEDI NË NJË FAMILJE SHQIPTARE NË AUSTRALI/ Sherr në prag të Vitit të Ri, babai vret me armë zjarri… (FOTO)

2 January, 2020 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tragjedi në një familje shqiptare në Yarraville, Western Melbourne në Australi. Dje ka humbur jetën në spital, një ditë pas bashkëshortes së tij edhe 29-vjeçari Veton Musai. Të dy u qëlluan me armë zjarri të martën nga babai i vajzës Osman Shaptafaj, i cili më pas qëlloi veten dhe është i plagosur rëndë.

55-vjeçari qëlloi me armë çiftin pas një mosmarrëveshjeje mes tyre në prag të Vitit të Ri, shkruajnë mediat lokale. Vajza, Lindita Musai, 25 vjeçe gjeti vdekjen në vend, ndërsa bashkëshorti i saj Vetoni ka ndërruar jetë dje në spital.foto galeri foto galeri foto galeri

foto galeri

foto galeri

Veton Musai, 29 vjeç, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga plumbat. Çifti u sulmua nga babai i vajzës në shtëpinë e tyre të martën. Ndërkohë 55-vjeçari është në gjendje të rëndë në spital pasi qëlloi veten me të njëjtën armë.
Policia e Victorias po heton një mosmarrëveshje familjare si motivin e sulmit vrasës në vigjiljen e Vitit të Ri.

Çifti raportohet se kishin edhe mysafirë të tjerë në shtëpinë e tyre kur ndodhi ngjarja. Ata u gjetën në hyrjen e përparme të shtëpisë së tyre me plagë të shumta në trup të shkaktuara nga armë zjarri. Arma u gjet në fund të rrugës. Hetuesit tani janë duke u përpjekur të bashkojnë pjesët e ngjarjes për të zbuluar se çfarë e shtyu 55-vjeçarin të hapte zjarr.
Zonja Musai ishte e punësuar si recepsioniste për Colliers International në CBD, Melbourne ndërsa burri i saj punonte në një bankë aty pranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMUESI GJERMAN ZBULON TALENTIN E FSHEHUR/ Ylli i Fenerbahçes mahnit jurinë e “The Voice” (VIDEO
Previous article MOHON AKUZAT E DJALIT TË TIJ PËR PROSTITUCION/ Flet babai i "Zogut të Tiranës": Është stresuar se e kanë lënë vetëm në...

k.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Kush është Sokrat Vata, vrasësi turistit portugez në Ksamil

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital Aktualitet

E RËNDË/ Ambulanca përplaset me një automjet në Maliq, një i plagosur niset me urgjencë në spital

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ 7 vatra ende aktive, flakët përfshijnë Dajtin, Lurën, Matin dhe Pukën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT