Një vajzë 6 vjeçare ka humbur jetën në një plazh në juglindje të Londrës.
Sipas mediave lokale, vajza kishte pasur diisa shqetësime pasi ishte futur në uje dhe është transportuar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të shpëtojë.
Në një deklaratë të policisë thuhet se ata e kanë marrë njoftimin të shtunën në orën 13:13 dhe kanë shkuar menjëherë në Margate Harbour, por ishte shumë vonë dhe pavarësisht dërgimit të saj në Spitalin Mbretëror, Mbretëresha Elizabetë, ajo nuk mundi të jetoj.


