• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDI NË KINË/ Makina përplas turmën me njerëz, 35 të vdekur e 43 të plagosur
Home
Nderkombetare

TRAGJEDI NË KINË/ Makina përplas turmën me njerëz, 35 të vdekur e 43 të plagosur

12 November, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

35 të vdekur e 43 të plagosur është bilanci tragjik i përplasjes së një makine me një turmë njerëzish që po stërviteshin në një stadium në Zhuhai të Kinës, pamjet e të cilit janë përhapur në rrjetet sociale, duke shkaktuar tronditje në mbarë botën.

Drejtuesi i mjetit, një mashkull 62-vjeçar i quajtur Fan, dyshohet se ka drejtuar qëllimisht fuoristradën duke goditur traun ndarës e duke hyrë në Qendrën Sportive Zhuhai në atë që policia lokale e përshkroi si një sulm serioz e të një egërsie të skajshme.

Mediat kineze raportuan se mes të plagosurve ishin shumë të moshuar, si dhe adoleshentë e fëmijë.

Fan u arrestua teksa po përpiqej të arratisej, e aktualisht, sipas policisë, është në gjendje kome për shkak të plagëve të vetëshkaktuara.

Incidenti ndodhi pavarësisht një sigurie të shtuar në qytet ku pritet të organizohet një show i madh ajror civil e ushtarak

Hetimet fillestare tregojnë se sulmi erdhi si pasojë e pakënaqësisë së 62-vjeçarit me rezultatin e një marrëveshjeje pronësie pas divorcit të tij. Por për shkak të gjendjes së tij, ai për momentin nuk mund të merret në pyetje nga autoritetet.

Pamjet që po qarkullojnë tregojnë njerëz të shtrirë në tokë, ekipe mjekësore të urgjencës si dhe kalimtarë të rastit, që duken të shokuar.

Presidenti kinez Xi Jinping shprehu shqetësimin e tij të thellë për incidentin, dhe kërkoi që autori i ngjarjes të marrë ndëshkimin më të ashpër.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FRIKË NGA PËRMBYTJET/ Vlonjatët vendosin thasë me rërë në hyrje të banesave e bizneseve (PAMJET)
Previous article "E VOGLA JUAJ JU SJELLTË..."/ Mikela u bë nënë për herë të parë, urimi i Kiara Tito

s.autor

Postime të ngjashme

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla Botë

MOTI EKSTREM GODET EUROPËN/ 212 viktima në Spanjë! Franca mbyll mijëra shkolla

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja Botë

TËRMETET/ Shkon në 164 numri i viktimave në Venezuelë, 971 të plagosur, vijojnë kërkimet nën rrënoja

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni Botë

"AMERIKA ËSHTË RIKTHYER"/ Trump ndez fushatën për 2028-ën nga Uashingtoni

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT