Krim në familje në Kavajë, burri ka vrarë gruan me thikë pas një debati në familje…
Mësohet se viktima eshte Sose Metushi dhe autori Sami Metushi.
Njoftimi i policisë
Me date 23.11.2017, rreth ores 11:00, ne Sallen Operative ka ardhur nje telefonate se në Kavajë, në fshatin Karpen ka ndodhur krim në familje:
Menjeher në vendgjarje kanë mberritur shërbimet e Policise dhe Ambulaca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se:
Në Kavajë, në fshatin Karpen, rreth orës 11:00, shtetasi Sami Metushi, 50 vjeç, në banesen e tij ka vrarë me armë të ftohtë (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen Sami Metushi.
Nga shërbimet e Policisë u bë e mundur arrestim i shtetasit Sami Metushi. i cili ështe dërguan në Komisariat.
Grupi hetimor ndodhet vendgjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


