Një tragjedi e vërtetë është shënuar në Tunizi ku një anije me rreth 100 pasagjerë në bord është përmbytur, duke shkaktuar deri më tani 35 viktima.
Sipas mediave të huaja, peshkarexha po transportonte emigrantë nga disa vende të Afrikës në drejtim të Europës, ndërkohë që në mëngjesin e djeshëm është dhënë një sinjal se anija po mbytej.
Forcat e emergjencës kanë arritur të shpëtojnë vetëm 67 persona.
Kjo është tragjedia e dytë detare e cila ndodh brenda ditës, pasi mëngjesin e sotëm një tjetër anije me 15 persona në bord u fundos në Turqi, duke lënë të vdekur 9 emigrantë, 6 prej të cilëve ishin fëmijë.


