• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDI/ Aksidenti shuan turistët në Korenë e Veriut
Home
Nderkombetare

TRAGJEDI/ Aksidenti shuan turistët në Korenë e Veriut

23 April, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Disa turistë kinezë janë përfshirë në një aksident të rëndë me autobus në Korenë e Veriut, i cili la pas vetes viktima, njoftuan të hënën mediet shtetërore të Kinës dhe qeveria, pa dhënë hollësi të tjera lidhur me numrin e të vdekurve ose të plagosurve.

Vizitorët kinezë përbëjnë rreth 80 për qind të të gjithë turistëve të huaj në Korenë e Veriut. Sipas pohimeve të Koresë së Jugut, turizmi i siguron të ardhura prej rreth 44 milionë dollarësh çdo vit për vendin e izoluar.

Diplomatë kinezë kanë shkuar në vendin aksidentit në provincën veriore Hwanghae, njoftoi ministria e jashtme.

Përmes një mesazhi në rrjetin social Twitter më herët gjatë ditës, kanali televiziv shtetëror kinez tha se një autobus turistësh kishte rënë nga një urë duke lënë pas vetes më shumë se 30 të vdekur, por më pas ky mesazh u fshi.

Kanali kryesor i televizionit shtetëror më vonë transmetoi pamje të një autobusi të rrëzuar ngjyrë blu me rrota në ajër, pamje këto të marra në shi dhe errësirë. Aty u shfaq të paktën një person që po trajtohej në spital, por nuk u dha asnjë hollësi tjetër rreth pasojave.

Në një komunikatë të veçantë, ministria e shëndetësisë e Kinës tha se ka dërguar një ekip ekspertësh mjekësor së bashku me pajisje dhe ilaçe në Korenë e Veriut për të ndihmuar në trajtimin e të mbijetuarve.

Provinca veriore Hwanghae që kufizohet me Korenë e Jugut është pjesë e Kaesong, një kryeqytet i lashtë korean, me shumë turistë. Koreja e Veriut është një destinacion i popullarizuar turistik për kinezët, veçanërisht ata nga verilindja e vendit. Kina tha se më shumë se 237 mijë kinezë e vizituan atë në vitin 2012, por më pas ndaloi botimin e shifrave në vitin 2013.

Kina është mbështetësja më e rëndësishme ekonomike dhe diplomatike e Koresë së Veriut, pavarësisht zemërimit të Pekinit për provat e përsëritura bërthamore dhe raketore të Pyongyangut dhe mbështetjes për sanksione të forta të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut.

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut janë në fazën përfundimtare të përgatitjeve për një takim midis udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, dhe Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-In, në fshatin kufitar Panmunjom të premten.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Mesazhi që përloti Adrola Dushin: Kur ti ikën, të gjithë kërkojnë një të ngjashme me ty
Previous article Vite pas ndarjes Soni Malaj rrëfen raportin e saj me Mirkon!

Redaktor2

Postime të ngjashme

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi Botë

ÇFARË PO NDODH NË LINDJEN E MESME? Paralajmërimi i ministrit të Jashtëm iranian: Do të ketë përgjigje të menjëhershme ndaj çdo kërcënimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT