• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAGJEDI AJRORE NË AUSTRI/ Rrëzohet aeroplani me katër persona në bord, nuk ka të mbijetuar
Home
Nderkombetare

TRAGJEDI AJRORE NË AUSTRI/ Rrëzohet aeroplani me katër persona në bord, nuk ka të mbijetuar

5 July, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Një aksident tragjik ajror ka ndodhur këtë të shtunë në Austri, ku një aeroplan i vogël, që ishte nisur nga Oberschleissheim pranë Mynihut në Gjermani, është rrëzuar në zonën malore të Pinzgau, pranë kufirit me Tirolin e Veriut.

Sipas raportimeve të para, të katër personat që ndodheshin në bord kanë humbur jetën. Zjarrfikësit austriakë njoftojnë se avioni u rrëzua në një terren të vështirë, afër rrugës rurale Gerlosstrasse B165. Zona ishte e mbuluar me pyje dhe zjarri që shpërtheu pas përplasjes e bëri edhe më të vështirë ndërhyrjen.

Flakët janë vënë nën kontroll, por shpresat për të mbijetuar janë shuar. Deri tani nuk është gjetur asnjë person i gjallë mes rrënojave.

Zyrtarët e emergjencës dyshojnë se mjeti ishte një planer i motorizuar, ndërsa hetimet për shkaqet e rrëzimit vijojnë. Autoritetet thonë se avioni humbi kontaktin me sistemet e kontrollit ajror, pasi radari i tij është fikur papritur.

Gazeta gjermane BILD citon burime policore që konfirmojnë se në bord ndodheshin katër persona, por identiteti i tyre nuk është bërë ende publik.

Ngjarja ka tronditur autoritetet vendase dhe hetuesit po punojnë për të zbuluar se çfarë e shkaktoi aksidentin fatal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEMPERATURA DERI NË 40 GRADË CELSIUS/ Parashikimi i motit për sot
Previous article PREJ NJË JAVE I HUMBUR/ Familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e 70-vjeçarit! Po nisej drejt Korçës më 28 qershor, u pa në terminal

s.autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT