• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“TRAGETI NA GODITI DHE VAZHDOI LUNDRIMIN”/ Flasin peshkatarët e anijes së fundosur në Adriatik
Home
Aktualitet
Kronikë

“TRAGETI NA GODITI DHE VAZHDOI LUNDRIMIN”/ Flasin peshkatarët e anijes së fundosur në Adriatik

10 May, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një incident i rëndë detar ndodhi mesnatën e kaluar, rreth 4 milje larg portit të Durrësit.

Pas mbytjes së anijes së peshkimit “Elton 1”, e cila u godit nga një traget i linjës Durrës- Bari, 3 peshkatarët e saj u shpëtuan nga policia kufitare e Durrësit.

Në mes të detit dhe në errësirë ata përjetuan momente tmerri. Kapiteni i peshkarexhës së mbytur Selim Agasi ende i tronditur nga gjithçka përjetoi thotë se nuk e di kur do të kthehet sërish në det.

Një tjetër peshkatar i anijes së mbytur thotë se ndjehet me fat që nuk ishte në bord natën e kaluar. Peshkatarët dhe pronari i anijes ngrejnë pretendimin se trageti po lëvizte jashtë trajektores së vet dhe pas goditjes fillimisht nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë peshkatarëve në rrezik për jetën.

Brenda pak minutash peshkarexha është mbytur. Ekuipazhi i përbërë nga kapiteni dhe dy peshkatarë, njëri prej të cilëve egjiptian kanë përdorur një mjet të vogël shpëtimi që i ka mbajtur mbi ujë deri në ccastin kur ka mbërritur policia kufitare.

Nga hetimet e para rezulton se peshkarexha “Elton 1” u godit nga trageti “Marina” i linjës Durrës Bari. Trageti po lundronte drejt portit italian, ndërsa peshkarexha po kthehej në port pas gjuetisë.

Me 194 pasagjerë në bord trageti pezulloi lundrimin për 2 orë për të vijuar më pas drejt Barit.

Të dyja palët kanë pretendimet e tyre, por do të jenë hetimet që do të zbardhin incidentin e rëndë. Pas shpëtimit të jetëve në det të hapur, një tjetër problematikë që pritet të menaxhohet nga autoritetet është ndotja detare. Peshkarexha ka qenë e furnizuar plot me karburant para daljes për gjueti.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MBYLLJA SYTË TË DËGJOJA ZËRIN..."/ Përlot shoqja e bankës së Xhesikës, 16-vjeçares shqiptare që ia mori jetën babai
Previous article SHPËRDOROI DETYRËN DUKE SHITUR.../ Pranga 40-vjeçarit në Korçë (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës Aktualitet

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia Aktualitet

ZBARDHEN TË TJERA DETAJE NGA VRASJA E EDMOND SULËS/ Autori nuk la gjurmë, dy pistat ku po heton policia

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar Aktualitet

“PLAS” SHERRI TE “SYRI I KALTËR” PËR NJË ÇELËS BIÇIKLETE/ Administratori përfundon me fraktura, një i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT