• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKUAN 2.5 TONË KANABIS/ Dënohen me 34 vite burg policët e Kufirit dhe doganieri i Portit të Durrësit
Home
Breaking News

TRAFIKUAN 2.5 TONË KANABIS/ Dënohen me 34 vite burg policët e Kufirit dhe doganieri i Portit të Durrësit

7 March, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata për Krime të Rënda dënoi dje me 34 vite burg në total, 6 të pandehurit për trafikimin e 2,5 tonëve drogë nga Porti i Durrësit, ndër ta ed.

Gjykata për Krime të Rënda dënoi dje me 34 vite burg në total, 6 të pandehurit për trafikimin e 2,5 tonëve drogë nga Porti i Durrësit, ndër ta edhe 3 punonjës të Doganës dhe Policisë Kufitare. Në seancën e djeshme, kur edhe u mbyll shqyrtimi gjyqësor, i cili zgjati rreth një vit, të pranishëm ishin të gjithë të gjykuarit, ndërsa nga mbrojtja u kërkua pafajësi. Treshja gjykuese, pasi u tërhoq për 3 orë në dhomë këshillimi, gjeti fajtor për trafikimin e lëndës narkotike dhe grup të strukturuar kriminal, Euron Hotin dhe Malton Lleshin, duke i dënuar ata me 13 vite burg, aq sa kërkoi edhe prokurori në pretencën e lexuar disa javë më parë.

I fajshëm u gjet edhe Aurel Lazaj, i cili u dënua me 16 vite burg dhe për shkak të bashkëpunimit me drejtësinë, përfitoi ulje, duke u dënuar përfundimisht me 2 vite. Ndërkohë, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, u gjetën fajtorë dy ish-punonjësit e Policisë Kufitare, Gëzim Dervishi dhe Agron Kapllani, si dhe ish-doganieri i Portit të Durrësit, Mikail Hila, të cilët u dënuan me nga 2 vite burg. Pafajësinë për akuzën e shpërdorimit të detyrës e mori ishdoganieri i Durrësit, Altin Ka tundi. Menjëherë pas leximit të vendimit nga ana e Gjykatës, të pandehurit shprehën acarim, ndërsa njëri prej tyre pati edhe një debat me avokatin e tij.

Në lidhje me këtë rast të trafikimit, janë duke u gjykuar edhe 9 persona të tjerë, 5 prej të cilëve janë në mungesë, pasi nuk është bërë i mundur arrestimi i tyre dhe për 4 të tjerë procesi ka filluar dhe është në fazën e marrjes së provave të akuzës, ku pritet të dëshmojë edhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Aurel Lazaj.

Ky i fundit ka treguar mënyrën se si ka funksionuar grupi dhe, sipas tij, e ka nisur aktivitetin kriminal që në vitin 2011, fillimisht duke trafikuar drogën në rrugë detare me skaf nga Vlora në Itali, por me fuqizimin e një grupi tjetër ka thënë ai, ata janë detyruar të ndryshojnë mënyrën e trafikimit të lëndës narkotike. Sipas Prokurorisë, Euron Hoti me identitet tjetër kishte siguruar dy kamionë me lëndë drusore me qëllim transportin drejt Gjermanisë, aty ku ishte dhe destinacioni përfundimtar i drogës.

Porosinë e trajlerave me palete e ka bërë Aurel Lazaj dhe një person tjetër, ndërsa pritësi i lëndës narkotike ishte pikërisht Hoti, i cili mbante edhe një emër tjetër, atë të Artan Abasit. Shofer i kamionit ishte Dhimo Koraj, i cili u arrestua në Itali, pasi kamioni me drogë doli nga Porti i Ankonës. Ndërkohë, dy efektivët e Policisë në Portin e Durrësit, Agron Kapllanaj e Gëzim Dervishi, si dhe doganieri Mikail Hila, dyshohet se kanë neglizhuar me detyrën duke lejuar kalimin e drogës, por, sipas Prokurorisë, këto veprime janë kryer me dashje.

Pas kalimit të trajlerit me 2.5 tonë kanabis nga Porti i Durrësit për në Ankona, ku edhe u bllokua për mungesë të dokumenteve, dy prej të bashkëpandehurve të tjerë, Emiljano Çili dhe Artur Rizaj, janë takuar në Ankona, ku janë munduar të zhbllokojnë trajlerin, por nuk kanë mundur të realizojnë qëllimin e tyre.

Pas kësaj, ata kanë kërkuar nga pjesëtarë të tjerë të grupit të cilët ishin në Shqipëri porositjen e një tjetër trajleri me palete, i cili do të shkonte në Ankona dhe aty, ata do të bënin zëvendësimin me atë të ngarkuar me kanabis.

Zëvendësimin e trajlerave e bëri shoferi i arrestuar në Itali, Dhimo Koraj, ndërsa trajnerin me palete në Portin e Durrësit e ka çuar shoferi Demo Progonati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “SERBIA TË Q**TË"/ Emina Cunmulaj e bën për dy lekë fansin (FOTO)
Previous article NË VERË ELIMINOI LAÇIN/ Tashmë PSG-në. Solskjaer si në përrallë

k.autor

Postime të ngjashme

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1 Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME GRIP/ ISHP: Është rritur numri i personave të prekur, qarkullojnë Covid dhe AH1N1

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija Aktualitet

TRANSFERIMI NË FIER/ Reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet e këtij “rrëmbimi policor” që cënon të drejtat e mija

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT