• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAFIKU I EMIGRANTEVE/ Xhafaj dhe Veliu shkojnë në Muriqan: Rrisni forcën goditëse kundër kontrabandës
Home
Shqipëri

TRAFIKU I EMIGRANTEVE/ Xhafaj dhe Veliu shkojnë në Muriqan: Rrisni forcën goditëse kundër kontrabandës

15 June, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe Zv/drejtoresha e Përgjithshme Aida Hajnaj, inspektuan sot paradite Piken e Kalimit të Kontrollit Kufitar në Muriqan për të parë nga afër zbatimin e masave lehtësuese në kuadër të sezonit turistik veror.

Ministri Xhafaj është pritur nga stafi i të dy pikave kufitare, shqiptare dhe ajo e Malit të Zi, çka tregon për një bashkëpunim dhe koordimin mjaft të mirë mes dy policive.

Minstri i Brendshëm ka kërkuar performancë të lartë nga punonjësit e policisë, shërbim sa më cilësor, eleminim të radhëve duke krijuar lehtësi, në kuadër të masave të marra, forcim të kontrollit në drejtim të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së trafiqeve të paligjshme dhe lëndëve narkotike, si dhe rritjen e forcës goditëse në drejtim të goditjes së paligjshmërisë, falsifikimit të dokumentave, kontrabandës, kalimit të paligjshëm të kufirit apo kontrabandimit të migrantëve të paligjshëm nga vendet e treta që hyjnë në Shqipëri nëpërmjet shtetit grek, me qëllim kalimin në vendet e BE-së.

Drejtor Veliu ka theksuar se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit do të mbështesë Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Shkodër me forca shtesë të FNSH-së apo shërbimeve të tjera si në Pikat e Kalimit në Muriqan, ashtu edhe në kufirin e gjelbër.

Drejtori i ri i kufirit Krenar Muça, ka theksuar se me palën malazeze kryejnë kontrolle të përbashkëta në pikat e kalimit si dhe patrullime të përbashkëta në kufirin jeshil dhe në liqenin e Shkodrës, për të parandaluar dhe goditur trafiqet e paligjshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZHDUKET nëna e dy fëmijëve/ Doli për të blerë bukë por... (EMRI)
Previous article Shefja bën paralajmërimin tronditës: Zhduk aknet ose mos hajde në punë...(FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT