• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKU I EMIGRANTËVE NË ANGLI E IRLANDË PËRMES SPANJËS/ Në Kosovë super laboratori që prodhonte dokumente false! Identifikohet organizatori i rrjetit
Home
Lifestyle

TRAFIKU I EMIGRANTËVE NË ANGLI E IRLANDË PËRMES SPANJËS/ Në Kosovë super laboratori që prodhonte dokumente false! Identifikohet organizatori i rrjetit

8 June, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Lifestyle

Operacioni i madh “Nomada” i Policisë së Shtetit dhe SPAK, i finalizuar një ditë më parë (7 qershor 2024) në bashkëpunim me autoritetet spanjolle, mundi të çoj në pranga një grup të stërmadh personash me pozicione të ndara secili për falsifikimin e dokumenteve dhe kalimin në mënyrë të paligjshme të shqiptarëve në drejtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës.

Report Tv mëson se super laboratori që prodhonte dokumentet e falsifikuara ndodhet në Kosovë, por akoma nuk është arritur të gjendet nga autoritetet kosovare atje dhe bëhet fjalë për një laborator që prodhon me cilësi të mirë.
Shuma që paguhej nga shqiptarët për të siguruar dokumentet false që do i ndihmonte për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Irlandë varion nga 10.000 euro, 4000 euro apo dhe 3500 eurove në varësi të rasteve
Autoritetet shqiptare kanë mundur të identifikojnë prodhuesin kryesor të kësaj veprimtarie kriminale, i cili nuk është kapur nga Kosova dhe tashmë është shpallur në kërkim. SPAK dhe Policia e Shtetit zbardhën të plotë linjën e prodhimit, sjelljen e tyre në Shqipëri dhe dërgimin në drejtim të Spanjës.
Organizator kryesor i të gjithë rrjetit mësohet se ishte Bashkim Sula, i arrestuar në mesin e 26 personave, i cili në tërësi përgatiste rrjetin, koordinonte veprimet me Kosovën ku prodhoheshin dokumentet false dhe përgatiste transportimin e tyre në drejtim të Spanjës përmes agjencisë së udhëtimeve “Domi”.
Ndërkohë, Njazi Ademaj, po ashtu i arrestuar, kishte rol për gjetjen e qytetarëve që u duheshin dokumente false për t’i nisur në Spanjë, me destinacion final Britaninë e Madhe dhe Irlandën, të cilët arrinte t’i gjente në bashkëpunim me të tjerë. Shqiptarët që donin të udhëtonin në vendin ishullor, ishin kryesisht të thjeshtë dhe kërkonin të shkonin për çështje ekonomike apo bashkime familjare.
35 të arrestuarit që janë kapur në Spanjë mësohet se janë identifikuar nga Policia e Shtetit, e cila më pas njoftonte autoritetet atje dhe ndaloheshin në kufi.
Kush janë 26 të arrestuarit
1- Bashkim Sula
2- Njazi Ademaj
3- Fitim Rama
4- Ylli Brahimaj
5- Gridi Elezi
6- Rrezart Domi
7- Osman Luca
8- Artur Mici
9- Arsen Caka
10- Adrian Mema
11- Maksim Domi
12- Jugert Gashi
13- Emiljan Marashi
14- Roland Islamaj
15- Behar Rexha
16- Deila Qama
17- Arnold Shahu
18- Ylli Çaushaj
19- Eriola Spaho
20- Murat Gjuniku
21- Bardhyl Imeri
22- Bajram Xhaja
23- Fatmir Stankova
24- Arben Rushiti
25- Leonardo Lama
26- Xhelil Alla

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK LËVIZNIN DOT MË TEJ/ Dy turistët shpëtohen në “Gjirin e Anglezit”
Previous article KËRCËNIME NGA TERRORI ISLAMIK DHE HULIGANIZMI/ Gjermania autorizon kontrolle kufitare përpara Euro 2024

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONE PARA KUVENDIT/ Protestuesit tentojnë të çajnë gardhin metalik, shtyhen me policinë. Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj Aktualitet

TENSIONE PARA KUVENDIT/ Protestuesit tentojnë të çajnë gardhin metalik, shtyhen me policinë. Disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj

TOKA RRETHOHET SËRISH ME HEKURA/ Banorët e Rrjollit nuk ndalen, organizohen në protestë Aktualitet

TOKA RRETHOHET SËRISH ME HEKURA/ Banorët e Rrjollit nuk ndalen, organizohen në protestë

TË TJERA DETAJE/ Dikur bashkëpunëtorë në sulmin ndaj hotel “Volorekës”, në armiq. Meard Berberi bashkëpunoi në plagosjen e Brian Syzos Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Dikur bashkëpunëtorë në sulmin ndaj hotel “Volorekës”, në armiq. Meard Berberi bashkëpunoi në plagosjen e Brian Syzos

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT