• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKU I DROGËS “PUSHTON” EUROPËN/ Kush janë ‘kokat’ e botës së krimit në Belgjikë, nga i ekzekutuari Bledar Muça, te vrasësi…
Home
Breaking News

TRAFIKU I DROGËS “PUSHTON” EUROPËN/ Kush janë ‘kokat’ e botës së krimit në Belgjikë, nga i ekzekutuari Bledar Muça, te vrasësi…

6 February, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Vrasja e 39 vjeçarit shqiptar Bledar Muça në Belgjikë para pak javësh nxori në dritë edhe lidhje të tjera të trafikut të drogës të disa prej ‘kokave’ të botës së krimit që shtrihen nga Holanda, Irlanda e deri në Dubai.

Sipas autoriteteve belge dhe holandeze, portet e këtyre dy vendeve janë shndërruar ndër më problematiket në Evropë sa i përket trafikut të drogës. Vrasja e Bledar Muçës, vërshimi i kokainës dhe parave të mëdha që vijnë nga trafiku i drogës në Holandë dhe Belgjikë, ka nxjerrë në dritë edhe emra të tjerë të karteleve që veprojnë në Evropë.Një ndër ta është edhe karteli Kinahan, që drejtohet nga dy irlandezët, at e bir, Christy dhe Daniel Kinahan. Christy Kinahan ka dominuar tregun e trafikut të drogës përgjatë viteve të fundit. Hetimi në operacionin ndaj Kinahan zbuloi një rrjet korrupsioni që përfshinin kriminelë, një klub profesionist futbolli dhe oficerë të policisë lokale.

Pasi u lirua nga paraburgimi në Spanjë në vitin 2011 ai u kthye në Belgjikë në pranga për të vuajtur dënimin atje. Por ai u lirua sërish dhe u kthye në Spanjë në prill të vitit 2013.

Një nga lojtarët e mëdhenj të trafikut të drogës në Antwerp është Nordin El Hajjioui, i cili ka lindur në këtë qytet dhe tani jeton në Dubai, ku banon edhe Daniel Kinahan, i biri i Christy Kinahan, shkruan Sunday World. 

I njohur si ‘Dikke Nordin’ ose ‘Fat Nordin’, Nordin El Hajjioui është në kërkim nga Interpoli pasi akuzohet për trafik droge dhe armësh si edhe është pjesë e krimit të organizuar.

Deri më tani, autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë refuzuar ta ekstradojnë atë në Belgjikë pavarësisht kërkesave të shumta. Ai u arrestua në Belgjikë në qershor të vitit 2020, por u largua nga vendi pasi mori lirimin me kusht.  interpol

Qyteti i Antwerpit në Belgjikë ndodhet nën ‘pushtetin’ e trafikantëve të drogës të cilët po godasin njëri-tjetrin, kur një javë para vrasjes së Bledar Muçës, një tjetër emër i botës së krimit u ekzekutua.

Ai njihej si ‘Kasapi’ dhe do të dëshmonte në gjyq ndaj një tjetër trafikanti, Ridouan Taghi, i cili ndodhet në burg, i akuzuar për urdhërimin e disa vrasjeve që nga qelia e tij. Taghi u arrestua në Dubai në vitin 2019 dhe po përballet me drejtësinë holandeze për një numër vrasjesh. Megjithatë, problemi nuk është se trafikantët vrasin njëri-tjetrin por se si paratë e drogës përdoren për të korruptuar zyrtarët.

Një rrjet zyrtarësh të korruptuar u zbuluan vitin e kaluar të cilët kishin akses në bazat e të dhënave qeveritare dhe të dhënave personale të të gjithë qytetarëve belgë. Dyshohet se informacioni po përdoret për të korruptuar punonjësit e portit dhe doganierët dhe për të siguruar kalimin e qetë të drogës nëpër porte.

Punonjësit e portit në Antwerp këshillohen të mos veshin uniformat e punës që i identifikojnë ata si punonjës në mënyrë që të mos u afrohen kriminelët.  Hetimet e fundit në Belgjikë kanë zbuluar disa persona të korruptuar, duke përfshirë një inspektor policie, një administrator spitali dhe zyrtar të tatimeve.

Gjatë vitit 2021, një total prej 5 miliardë eurosh kokainë u kap në portin holandez të Roterdamit, ndërsa 13 miliardë euro të tjera u kapën në portin fqinj belg, atë të Antwerpit. Zyrtarët në Belgjikë thonë se shumica e kokainës mbërrin në Antwerp më pas dërgohet në Holandë.  Shifrat e fundit tregojnë se shumica e drogës në Evropë kontrabandohet përmes Belgjikës, me një qarkullim deri në 130 miliardë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A KA FOLUR ME ROMEON PAS DALJES NGA "BB VIP"? Beatrix zbulon edhe çfarë i tha Albërije Hadërgjonaj në vesh
Previous article "LIDERI I VRARË ISHTE..."/ Zbulohet raporti i OKB: ISIS është larg mposhtjes, ka 50 milionë USD e 10 mijë luftëtarë

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Dëmtoi habitatin e Vjosës me fadromë, arrestohet 44-vjeçari, procedohet një tjetër

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen Aktualitet

NDRYSHOJNË RREGULLAT PËR KARTAT E IDENTITETIT/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit Aktualitet

SHQIPËRIA VIJON ANGAZHIMIN NË KFOR/ Kingji takon komandantin Ulutaş në përfundim të mandatit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT