• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKU I DROGËS NË ITALI/ Si u arrestuan 5 shqiptarë, kush janë drejtuesit e grupit (EMRAT)
Home
Breaking News

TRAFIKU I DROGËS NË ITALI/ Si u arrestuan 5 shqiptarë, kush janë drejtuesit e grupit (EMRAT)

1 June, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, mes Policisë shqiptare dhe asaj italiane, u finalizua dje, duke sjellë arrestimin e 5 shtetasve shqiptare.

carabiniero

 

Në operacionin e koduar “Sabbia” u përfshinë Departamenti i Policisë Kriminale, Interpol Tirana, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Interforca italiane në Shqipëri.

Mëngjesin e djeshëm u kryen arrestime në Itali dhe Shqipëri, ku nga autoritetet italiane, karabinierët e Komandës së Provincës së Firences me mbështetjen e strukturave përkatëse atje dhe në Shqipëri me mbështetjen e Policisë së Shtetit, kanë ekzekutuar urdhërarrestet, lëshuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Firence.

Janë vënë në pranga 5 personave të hetuar, të gjetur përgjegjës për bashkëpunim kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Arrestimet janë ekzekutuar në provincat e Firences, Sienës, Brindisit dhe në Vlorë, aktivizuar nëpërmjet Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor Interpol dhe Interforca italiane në Shqipëri.

Në Vlorë është kapur dhe arrestuar shtetasi Flodian Serjani, si dhe është shpallur në kërkim një tjetër, të dy me masë sigurie “Arrest në burg”. Në Itali është arrestuar një shtetas, ndërsa për 2 të tjerë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Nderkohe mediat italiane shkrujne se “Ishte pikërisht në Toskanë që organizata kishte një bërthamë, ku përfshiheshin Armand Lushaj, Indrit Hamzaj dhe Julian Alliaj, një grup që ishtë veçanërisht aktiv në furnizimin me marihuanë për shitje në komunat fiorentine, Arezzo dhe Siena”.

GRUPI

Pas operacionit të përbashkët midis Policisë italiane dhe asaj shqiptare, ku u arrestuan 5 persona në kuadër të operacionit “Sabbia”, mediat e vendit fqinj japin detaje mbi grupin e përfshirë në trafikun e drogës. Operacioni i djeshëm u pasua nga hetimet e hollësishme të iniciuara në janar 2018, gjë që bëri të mundur identifikimin e një grupi kriminal të organizuar, i përbërë kryesisht nga shqiptarë.

Grupi ishte i dedikuar në importin, transportin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të marijuanës. Substanca narkotike u dërgua nga Shqipëria në brigjet e Brindisit me përdorimin e gomoneve, të cilat zbarkuan në zona të izoluara bregdetare. Këtu gjetën mbështetjen logjistike të atyre që janë pjesë e krimit të organizuar në Puglia, përfshirë Saverio Palma, i cili u arrestua dje. Droga, nëpërmjet korrierëve, u transportua më pas në vende të ndryshme për tregun italian si në Romë, Napoli, Milono dhe Firence. Sipas mediave italiane, i dyshuari kryesor është Flodian Serjani, një trafikant me lidhje të qëndrueshme në Toskana dhe që udhëtonte shpesh mes Shqipërisë dhe krahinës së Brindisit për të organizuar mbërritjen e ngarkesave.

Serjani është arrestuar dje në Vlorë, sipas mediave italiane. Gjatë hetimeve kundër grupit, është sekuestruar rreth gjysmë ton drogë në periudha të ndryshme kohore. Më 12 janar 2018, në Magliano Sabina, përgjatë autostradës A/1 në veri, karabinierët arrestuan një ndërlidhës shqiptar i nisur për në Toskana, duke transportuar 70 kg marijuanë.

Më 15 shkurt 2018, në periferinë lindore të Romës, karabinierët arrestuan një ndërlidhës italian me 178 kg marijuanë dhe dy shqiptarë, që do të pranonin sasinë e drogës, ndërsa në shtëpinë e tyre u gjetën edhe 188 kg lëndë narkotike, peshore elektronike dhe materiale paketimi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I KA BËRË TË GJITHË PËR VETE/ E dashura e sulmuesit italian dhuron spektakël në "Instagram" (FOTO)
Previous article "MURI I NDARJES"/ Po shkonte të falte namazin, vritet 16-vjeçari palestinez (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT