Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës. Ai akuzohet për trafik narkotikësh dhe për dhunë në familje.
Mësohet se për të riun me inicialet E. H., 21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, Gjykata e Apelit në Shkodër kishte dhënë masën “Arrest në burg”, që në datën 8 maj të këtij viti për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Dhuna në familje”.
21-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër person të shpallur në kërkim, më datë 11 prill kanë tentuar të trafikojnë 97 kg marijuanë nëpërmjet Liqenit të Shkodrës. Droga është kapur nga policia Malazeze.
Njoftimi i policisë Shkodër
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet 21- vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. H., 21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim Nr.98 datë 08.05.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Dhuna në familje”.
Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim, më datë 11.04.2018 kanë tentuar të trafikojnë një sasi lënde narkotike prej 97 kg marijuanë nëpërmjet Liqenit të Shkodrës, e cila është kapur nga policia Malazeze në bregun e liqenit të Shkodrës në afërsi të PKK Hani i Hotit, në bashkëpunim me Policinë Vendore të Shkodrës dhe atë Kufitare
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.
ShkodërVijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.Kapet dhe ndalohet 21- vjeçari i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.Nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. H., 21 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër me vendim Nr.98 datë 08.05.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Dhuna në familje”.Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër të shpallur në kërkim, më datë 11.04.2018 kanë tentuar të trafikojnë një sasi lënde narkotike prej 97 kg marijuanë nëpërmjet Liqenit të Shkodrës, e cila është kapur nga policia Malazeze në bregun e liqenit të Shkodrës në afërsi të PKK Hani i Hotit, në bashkëpunim me Policinë Vendore të Shkodrës dhe atë Kufitare Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 10. Juli 2019


