• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKONIN EMIGRANTË/ SPAK dërgon për gjykim 27 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIKONIN EMIGRANTË/ SPAK dërgon për gjykim 27 të pandehur, anëtarë të dy grupeve kriminale (EMRAT)

11 April, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

SPAK ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim 27 persona, anëtarë të dy grupeve kriminale, të cilët trafikonin emigrantë. Sipas Prokurorisë, dy grupet kriminale, të përbërë nga shqiptarë dhe të huaj, lejuan mbi 650 të huaj gjatë vitit 2023-prill 2024, të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shqiptar.
Të huajt, kryesisht nga Bangladeshi dhe Kameruni u lejuan të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin shqiptar kundrejt pagesave  6 000-8 000 euro. Këto shuma parash paguheshin prej tyre kryesisht në Dubai dhe më pas transferoheshin në Shqipëri tek drejtuesit e grupit nëpërmjet sistemit “Hawala”.

Nga kontrollet e ushtruara në banesat e të pandehurve  janë sekuestruar 700.000 Dollarë Amerikanë, 400.000  Euro, 4 000 Pound, 520.000 Lekë.

Skema që përdornin

Të pandehurit rekrutonin të huaj të moshave 24-35 vjeç nga vendet e origjinës, kryesisht nga Azia e Jugut dhe Afrika Qendrore përmes agjensive që operojnë në Emiratet e Bashkuara, Dubai apo edhe Kameruni. Nga Shqipëria bëhej ndërmjetësimi i punësimit të tyre në shoqëri të ndryshme tregtare, të regjistruar në Shqipëri (kryesisht në Tiranë, Vlorë dhe Durrës) duke falsifikuar kontratat e qirasë, të punës dhe çertifikatat profesionale apo ato të njohjes së gjuhëve të huaja. Ata ndihmoheshin nga specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme dhe asaj Vendore të Policisë Kufitare, të përfshirë në procedurat e pajisjes me vizë të këtyre shtetasve, në dijeni dhe pjesë e këtij grupi kriminal.

Udhëtimi mundësohej nga ’Vacation Planner Travel &Tourism”, me vendndodhje në Emiratet e Bashkuara Arabe, me ortak të pandehurin, Km Shaqiful Islam, udhëtimin e tyre nga aeroportet e Dubait dhe të Kamerunit, në drejtim të Rinasit dhe pritjen nga drejtuesit dhe pjesëtarët e grupeve kriminale. Më pas, mundësohej transportimi i tyre nga grupe kriminale përtej kufijve shqiptarë në rrugën ballkanike, Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe më tej me destinacion përfundimtar vendet e Bashkimit Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALKET RIZAI KËRKON LIRINË NGA BURGU/ Gjykata e Lamisë shqyrton çështjen! Ja çfarë u vendos
Previous article "SHQIPËRIA ËSHTË GRUA"/ Rama: Më 12 maj vendi do të gdhihet rozë! Suksesi i integrimit varet nga nënat e vajzat tona

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT