• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKONIN EMIGRANTË DREJT VENDEVE TË BE/ GJKKO dënon me 29 vite burg 4 të pandehurit
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIKONIN EMIGRANTË DREJT VENDEVE TË BE/ GJKKO dënon me 29 vite burg 4 të pandehurit

6 March, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK pati çuar për gjykim të akuzuarit për trafik të paligjshëm të emigrantëve drejt vendeve të BE-së. Të akuzuarit për ndihmë në kalim të paligjshëm të kufijve dhe grup të strukturuar kriminal ishin Yahia Yussef (alias Kamal Kamil), Soran Saber, Yalcin Ali Hanca, Mustafa Cosekoglu, etj…”

Me vendimin e marrë sot, GJKKO ka dënuar me 29 vite 4 të pandehurit të cilët akuzohen për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Të dënuarit janë: Yalcin Ali Hanci (me kombësi turke), Mustafa Cosekoglu (shtetas turk), Soran Saber (me kombësi dhe shtetësi irakiane) dhe Yahia Yussef (alias Kamal Kamil), me shtetësi egjiptiane dhe italiane.

Vendimi u dha nga trupi gjykues me përbërje nga gjyqtarët Etleva Deda, Ardit Mustafaj dhe Bib Ndreca

 

 

Më poshtë njoftimi i plotë
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Yahia Yussef (alias Kamal Kamil), Soran Saber, Yalcin Ali Hanca, Mustafa Cosekoglu, etj…”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të zakonshëm. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Etleva Deda, Ardit Mustafaj dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 20, datë 06.03.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Yalcin Ali Hanci për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Yalcin AliHanci për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

3. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Yalcin Ali Hanci me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim.

4. Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Yalcin Ali Hanci t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë.

5. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mustafa Cosekoglu për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 6 (gjashtë) vjet burgim.

6. Deklarimin fajtor të të pandehurit Mustafa Cosekoglu për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet burgim.

7. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Mustafa Cosekoglu me një dënim të vetëm prej 6 (gjashtë) vjet burgim.

8. Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Mustafa Cosekoglut’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë.

9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Soran Saberpër kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Soran Saberpër kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

11. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Soran Saber me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

12. Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Soran Saber t’a vuajë dënimin në burgun e sigurisë së lartë.

13. Deklarimin fajtor të të pandehurit Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) për kryerjen e veprës penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 298/1 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet burgim.

14. Deklarimin fajtor të të pandehurit Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) për kryerjen e veprës penale të “Grupi i strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.

15. Në aplikim të nenit 55 të Kodit Penal, në caktimin e dënimeve për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Yahia Yussef (alias Kamal Kamil)me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.

16. Bazuar në nenin 15 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, i pandehuri Yahia Yussef (alias Kamal Kamil) t’a vuaj dënimin në burgun e sigurisë së lartë.

17. Lidhur me provat materiale, në bazë të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale dhe 36 të Kodit Penal, të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit:

– Mjeti lundrues tip “Velierë” me të dhëna **, me flamur të shtetit turk.

– Një mjet lundrues tip “skaf me dy motorra”, sekuestruar në Vlorë.

– Dy aparate celulare, njëri i markës “Iphone 6S model A1” me numër IMEI ** dhe një aparat i markës “Xioami” me nr. IMEI ** sekuestruar bashkë të pandehurit Mehdi Mamushli.

– Një aparat celularë i markës “Samsung” me numër IMEI ** dhe një aparat celularë “Samsung” A31 me nr. IMEI **, sekuestruar shtetasit Yalcin Hanci.

– Një aparat celularë i markës “Redmi” me numër ** sekuestruar shtetasit Mustafa Cosekoglu.

– Një shumë parash në shumën ** euro sekuestruar bashkë të pandehurit Klodjan Gjikondaj, shuma e parave prej ** euro sekuestruar të pandehurit Mohamed Abdel Renim Sherif dhe shuma ** euro që ndodhen brenda në pasaporten e shtetasit Mohamed Abdel Renim Sherif.

– Aparati celularë i Klodian Gjikonda, aparat telefoni celular i markës “Iphone”, me ngjyrë të zezë, i shtetasit Klodian Gjikondi, aparat telefoni celular i markës “Huawei”, me ngjyrë të zezë, i shtetasit Mohaed Sherif, aparat telefoni celular me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin mbrapa “ONE”, i shtetasit Mohaed Sherif, aparat telefoni celular me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin në kapak “Redmi” i shtetasit Erjol Lleshi, aparat celular i markës “Iphone” ngjyrë të zezë i shtetasit Fatjon Belaj, aparat telefoni i markës “Samsung remax”, me ngjyrë gold i shtetasit Robert Hysa, aparat telefon i markës “Samsung Galaxy A 21s”, me ngjyrë blu, me 2 karta sim i shtetases Kristiana Kocllari, aparat telefon i markës “Samsung” me ngjyrë të zezë, me ekran të thyer, i shtetasit Qazim Ismailaj, aparat telefon i markës “Iphone X”, me ngjyrë të bardhë, i shtetasit Fatjon Kocllari, telefon i markës “Iphone 6”, me ngjyrë gri, i shtetasit Dushan Spahiu, telefon i markës “Samsung” me ngjyrë të zezë, i shtetasit Robert Hysa, telefon “Samsung”, me Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; ëëë.gjp.gov.al
tastiere me ngjyrë e zezë i shtetasit Zamir Muliu, telefon “Nokia”, me tastierë ngjyrë e zezë i shtetasit Petrit Pashaj, telefon “Iphone”, me ngjyrë e zezë i shtetasit Paulin Koci, telefon “Iphone”, me ngjyre e zezë i shtetasit Paulin Koci, telefon “Iphone”, me ngjyrë e bardhë i shtetasit Dushan Spahiu.

– Një pasaportë e shtetasit Mohamed Abdel Renim Mohamed Eliva Sherif, t’i kthehet shtetasit Mohamed Sherif.

18. Shpenzimet procedurale të parapaguar nga shteti në fazën e hetimeve paraprake, si dhe ato të gjykimit, t’i ngarkohen të pandehurve solidarisht konform neneve 393/1 dhe 485/3 të K.Pr.Penale.

19. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të ekzekutojë këtë vendim.

20. Kundër vendimit lejohet apel brenda afatit ligjor, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAGON NGA BURGU/ Meta: Shqipëria fuqi eksportuese është Shqipëria madhështore
Previous article "IA SHAJTE PRINDËRIT NGA ROPT NËPËR DHËMBË"/ Kelly nxjerr bllof Jozin në sy të Lorit

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT