• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKONIN 4 EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohet 38-vjeçari në Himarë
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIKONIN 4 EMIGRANTË TË PALIGJSHËM/ Arrestohet 38-vjeçari në Himarë

23 March, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 38-vjeçar është arrestuar në Himarë pasi u kap në flagrancë duke transportuat katër emigrantë të paligjshëm. Polica thotë se ka shpallur në kërkim edhe një perona tjetër, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i 38-vjeçarit. Sakaq, në cilësinë e provës, materiale janë sekuestruar një shumë parash dhe një aparat celular.

Njoftimi i policisë:

Transportonte kundrejt fitimit, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin, vihet në pranga 38-vjeçari. Sekuestrohen një shumë parash (lekë dhe euro) dhe një aparat celular. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë, kundrejt fitimit, emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kanë konstatuar një rast tjetër të kësaj veprimtarie.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shtetasi A. H. është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e tij, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në tentativë për t’u larguar me qëllim shmangien e kontrollit nga shërbimet e Policisë, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit A. H. dhe kontrollit në automjetin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan një shumë parash (lekë dhe euro) të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e jashtëligjshme dhe një aparat celular.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim dhe një shtetas, i dyshuar si bashkëpuntor për këtë veprimtari kriminale, të dhënat e të cilit, për arsye hetimi nuk bëhen publike. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SËRISH TENSIONE/ Kina dëbon një anije luftarake amerikane nga ujërat territoriale
Previous article PËRPLASJE TITANËSH/ Çfarë ka ndodhur me Donald Veshaj dhe Ilir Shaqirin në rrugët e Tiranës?

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter Aktualitet

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT