• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKOI 613 KG KOKAINË/ Gjermania “OK” ekstradimit të Arbër Çekajt
Home
Breaking News

TRAFIKOI 613 KG KOKAINË/ Gjermania “OK” ekstradimit të Arbër Çekajt

23 August, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Afro një vit e gjysmë pas arrestimit, drejtësia gjermane ndez dritën jeshile për ekstradimin e Arbër Cekajt në drejtim të Shqipërisë. Burime të besuara pranë ministrisë së Drejtësisë, thanë për News24 e ‘BalkanWeb’ se vendimi për lejimin e ekstradimit të pronarit të kompanisë “Arbri Garden”, është marrë 20 ditë më parë nga gjykata penale e Dusseldorfit.

Të njëjtat burime konfirmuan se vonesa në marrjen e vendimit, lidhej me faktin se biznesmeni nën akuzë për trafikimin e sasisë rekord të 613 kilogramëve kokainë kolumbiane drejt portit të Durrësit, ka bërë kërkesa të shumta përpara autoriteteve të drejtësisë gjermane, me qëllim pengimin e ekstradimit. Njëherazi ai ka paraqitur edhe kërkesë për azil me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Kërkesa për azil – konfirmuan burimet – nuk është shqyrtuar ende nga gjykata, çka do të thotë se nuk mund përcakohet koha se kur mund ekstradohet biznesmeni. Për këtë cështje News24 kontaktoi zyrën e shtypit në ministrinë e Drejtësisë dhe zyrën e Interpolit, por nuk mori përgjigje zyrtare nga ana e tyre.

Arbër Çekaj është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria për Krime të Rënda për akuzën e trafikut të narkotikëve kryer në bashkëpunim me menaxherin e kompanisë Donald Lushaj dhe shoferin e kamionit që trasportoi kontenierët me banane nga porti i Durrësit drejt magazinave rë Arbri Garden në Maminas. Procesi gjyqësor në gjykatën për Krime të Rënda pritet të rifillojë në shtator, pasi më herët nuk u bë i mundur njoftimi i biznesmenit të pandehur.

Sasia e drogës që vinte nga Kolumbia, më e madhja e kapur ndonjëherë në vendin tonë u bllokua në mars të 2018, në kontenierët me banane që ishin porositur nga biznesmeni. Vlera e drogës përllogaritej 180 milionë euro. Biznesmeni Cekaj eshte cilesuar nga ish ambasadori amerikan Donald Lu, si “peshku i madh” i kokainës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MË I MADHI NË BOTË/ Mbërrin në Sarandë jahti 400 milionë $, ja kujt i përket
Previous article JENI SHUMË TË URITUR? Ja 14 arsyet që ju bëjnë të ndiheni kështu

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI) Aktualitet

E TRISHTË/ Ky është alpinisti shqiptar që ndërroi jetë pasi ra në humnerë në Lëpushë (EMRI)

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre Aktualitet

MERR FLAKË PYLLI NË MALLAKASTËR/ Digjen pisha, ullishte e shkurre

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët Aktualitet

PËRPLASJA ME ARMË NË RADHIMË/ Jepen masat e sigurisë për të përfshirët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT