• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Trafikimi i qenieve njerëzore/ Kosova dëbon 123 femra shqiptare
Home
Aktualitet

Trafikimi i qenieve njerëzore/ Kosova dëbon 123 femra shqiptare

7 November, 2017 irahetemaj Aktualitet

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e asistuar nga njësit vartëse të drejtorive rajonale policore, duke filluar nga data 03.11.2017 ka realizuar një operacion të gjerë policor në të gjitha rajonet e Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe parandalimit të veprave të ndryshme kriminale.

Pjesë e realizimit të këtij plani kanë qenë njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, duke përfshirë atë për migrim dhe të huaj, njësitë për reagim të shpejtë dhe njësitet patrulluese të DRP-ve.

Implementimi i planit  operacional i quajtur ,,Vjeshta 2017’’, ka rezultuar me ushtrimin e kontrollit në (30) lokacione të ndryshme, ku prej tyre (4)  lokale   janë mbyllur nga  inspektorët  komunal si dhe janë shqiptuar  gjoba  për mungesë të arkave  fiskale, mungesë të dokumenteve të  punës  etj.

Si rezultat i punës dhe angazhimit të zyrtarëve policor janë arrestuar (5) persona të dyshuar, për posedim të armëve të zjarrit, raste këto të administruara në nivel lokal policor, perderisa janë konfiskuar (2) revole e tipit TT, tre (3) karikator, (16) copë municione, (3) thika ushtarake dhe (1) qese e vogël me narkotik e dyshuar e llojit marihuanë.

Kryesisht në të gjitha lokacionet ku janë ushtruar kontrolle policore janë legjitimuar edhe (212) femra, nën dyshimin e mungesës së dokumentacionit të punës, ku prej tyre;

Shtetase të Shqipërisë ——-123
Shtetase të Malit të Zi ———-1
Shtetase e Maqedonisë ———2
Shtetase të RKS-së  ———– 86

Të gjitha shtetaset e huaja  në mungesë të  paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit, do të trajtohen nga Drejtoria e Migrimit e PK-së, e cila  është në proces të administrimit të lëndeve në fjalë.

Ky operacion i gjerë policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim edhe me Prokurorët kompetent, ATK-në, Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin Sanitar të niveleve lokale.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën ndaj ç’do veprimtarie kriminale dhe se operacione të tilla pritet të vazhdohen edhe në të ardhmen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article (FOTO) New Delhi në panik, rikthehet 'smogu i vdekjes'
Previous article ALARMUESE/ Zbulohet virusi vdekjeprurës, i ngjashëm me Ebolën

irahetemaj

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë Aktualitet

FOTOLAJM/ Simbol i emigrimit, protestuesit sjellin gomonen para kryeministrisë

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq Aktualitet

ENEA MEKOLLI NUK ARRITI TË QELLONTE ASNJË PLUMB/ Detaje nga dosja hetimore për ngjarjen në Maliq

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare Aktualitet

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT