• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIKIM DROGE/ Autoritetet italiane shkatërrojnë grupin ndërkombëtar, mes tyre edhe shqiptarë (VIDEO)
Home
Aktualitet

TRAFIKIM DROGE/ Autoritetet italiane shkatërrojnë grupin ndërkombëtar, mes tyre edhe shqiptarë (VIDEO)

5 March, 2020 k.autor Aktualitet

Guardia di Finanza e provincës së Trentos në Itali ka shaktërruar një grup trafikantësh  i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë si dhe ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge.

Ky grup kriminal i degëzuar në Itali, Shqipëri, Gjermani e Zvicër kishte nën kontroll tregun e shitjes së drogës në territorin e provincës së Bolzanos.

Nën hetim me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës janë vënë gjithsej 43 persona, 37 prej tyre nën urdhër arrestimi.

25 anëtarë të bandës u arrstuan pak orë më parë, 22 u vunë nën pranga  brenda territorit kombëtar italian në Trentino Alto Adige, në Venento e Puglia ndërsa për 3 anëtarë të bandës janë vënë nën pranga me urdhër arrestimit ndërkombëtar në Shqipëri, Turqi e Hungari.

Janë sekuestruar mbi 25 kg kokainë, hashash, e marijuanë si dhe është identifikuar tregtimi i 10 kg të tjera drogë me një vlerë të përgjithshme përfitimi mbi 1 milionë euro.

Ndër 25 anëtarët e grupit kriminal të arrestuar gjatë fazës finale të operacionit Besa, 20 janë shtetas shqiptarë, 1 kosovar, 2 italianë, 1 tunizian e 1 maqedonas.

“Operacioni u kodua me emirn “Besa 2018″ , pasi në mars të 2018 u arrestuan 12 trafikantë, 8 shqiptarë e 2 tunizianë , 1 italianë e 1 zviceran dhe u zbardh se shumica e këtij grupi kriminal ishte përbërë nga shqiptarë të lidhur mes tyre me një pakt nderi që në gjuhën shqipe njihet me emrin besa”, informojnë autoritetet e Guardia di Finanza italiane.

Droga kryesisht e tipit marijuanë, hashash e kokainë trafikohej nga Shqipëria e kalonte për në Gjermani , në Zvicër e më pas në Itali. Gjatë operacionit u sekeustruan dhe 20 mijë euro.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ME KUPTIM TË VEÇANTË/ Miley Cyrus dhe Cody Simpson bënë krejt papritur tatuazhe të njëjta
Previous article SHBA MBËSHTETI GJONAJ/ Meta humb toruan dhe i vërsulet Amerikës: Po rreshtohet krah falsifikatorëve, jam unë ai që po bëj...

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë Aktualitet

KËRKONIN SHKRIRJEN E TYRE/ Banorët e Dimalit kundër Ramës, ngrihen në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT