• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAFIKANTI MË FAMËKEQ I BOTËS/ E sheh diellin për vetëm një orë në ditë, El Chapo kërkon të fitojë lirinë
Home
Jetë

TRAFIKANTI MË FAMËKEQ I BOTËS/ E sheh diellin për vetëm një orë në ditë, El Chapo kërkon të fitojë lirinë

22 October, 2022 F.autor Jetë

Njeriu që konsiderohet si trafikanti më famëkeq i drogës ka nisur një tjetër betejë për të anuluar dënimin me burgim të përjethshëm në Shtetet e Bashkuara dhe për të rifituar lirinë.

Joaquin “El Chapo” Guzman mori dënimin maksimal nga gjykata amerikane në vitin 2019 dhe që prej asaj kohe qëndron pas hekurave në burgun e sigurisë maksimale “ADX Florence”, në Malet Shkëmbëorë në Kolorado. Ai u shpall fajtor për trafikimin e tonelatave me kokainë nga Meksika drejt Amerikës përgjatë disa dekadave, si dhe pastrim parash.

Por, sipas mediave amerikane, ai ka kërkuar të lirohet ose të rigjykohet. Në dokumentet e dërguara në gjykatë, që mbajnë firmën e vetë El Chapos, thuhet se ekstradimi i tij në SHBA është bërë padrejtësisht dhe gjithashtu trajtimi që i është bërë në Amerikë ka qenë jokushtetues.

Ish-prokurori amerikan, Gil Soffer, tha për televizionin ABC7 se kërkesa është një procedurë standarde që e përdorin thuajse të gjithë ata që dënohen me burgim të përjetshëm, por ka pak gjasa që të merret parasysh nga gjykata. “Ai po tregon që është ende gjallë, që ka ende diçka për të thënë. Por problemi është se duhet të vërtetojë që ka pasur trajtim jokushtetues ndaj tij dhe se vendimi do të kishte qenë ndryshe nëse të drejtat e tij nuk do të ishin shkelur”, tha Soffer.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GRUAJA IME MENDON SE..."/ Biden do kandidojë në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2024
Previous article PROVOKIMI/ Anije spiune ruse kapet në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar, ja çfarë dyshohet të ketë plan Putin

F.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij Jetë

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të Jetë

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT