Në kuadër të riorganizimit të Partisë Demokratike, të filluar nga Lulzim Basha, janë zgjedhur të gjithë kryetarët e partisë demokratike në rrethe.
Ndryshe nga degët e tjera, ku në 99.9% të rasteve janë rikonfirmuar në detyrë kryetarët aktualë dhe të preferuarit e Lulzim Bashës, në Patos dhe në Elbasan Luli ka nxjerrë nga xhepi një gjuetar thëllënzash dhe një trafikant. Kryetarët e zgjedhur në Elbasan dhe në Patos Shezai Sinanaj, i dënuar për trafik droge. Ndërsa Kryetari i ri i PD në Elbasan Eugen Isaj duket se nuk pyet moratoriumin e shpendeve, dhe ka nisur të gjuajë thëllënza për të festuar fitoren në kryet të PD në Elbasan.
Kush është Shezai Sinanaj
Me urdhër të Bashës, i cili është zbatuar më përpikmëri nga i deleguari i tij Enkelejd Alibeaj, kryetari i degës së PD-së në Patos është zgjedhur Shezai Sinanaj, një ish-oficer policie i cili është arrestuar me datën 30 tetor 2015 me 13 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, dhe është akuzuar për trafik droge.
Shezai Sinanaj prej disa kohësh ka qënë kryetar grupseksioni dhe tashmë ka marrë drejtimin e PD-së së Patosit. Ai njihet si një nga njerëzit e afërt të Enkelejd Alibeajt dhe i mbështetur fort prej këtij të fundit. Shezai Sinanaj njihet edhe si një nga militantët dhe mbështetësit e Lulzim Bashës.
I arrestuar me 13 kg kanabis, tashmë është zgjedhur kryetar i PD-së së Patosit.
Ditën e djeshme demokratët e Elbasanit zgjodhën kryetarin e tyre të ri. Ai është Eugen Isaj, dhe ka fituar me 378 vota përballë Zamir Muzhaqit që ishte kandidati tjetër për këtë post.
Kush është Eugen Isaj
Kryetari i ri i PD në Elbasan ka një pasion të cilin nuk e mban të fshehtë. Isaj publikonte më herët foto nga gjuetia, pavarësisht që në Shqipëri ka një moratorium që e ndalon gjuetinë.
Me çifte në krah, Isaj shkruante më herët se ky pasion nuk do të shuhej kurrë.
Ky është dekriminalizimi i Lulzim Bashës, Vettingu në politikë dhe këta janë kryetarët e Republikës së Re.
Përgatiti: AlpeNews.al




