• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIK I LENDEVE NARKOTIKE dhe ARME/ Arrestohen në flagrancë dy persona. Policia gjeti… (EMRAT)
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIK I LENDEVE NARKOTIKE dhe ARME/ Arrestohen në flagrancë dy persona. Policia gjeti… (EMRAT)

21 February, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Në kuadër të operacionit “GOES ON” policia ka vendosur në pranga sot dy persona dhe në kërkim dy të tjerë. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit, Artur Popa 46 vjeç Lindur në Kukës dhe banues në Kamz dhe Valtor Çala 30 vjeç lindur dhe banues në Tiranë.

Finalizohet operacioni policor ”GOES ON”

Sekuestrohen mina me telekomandë, lëndë narkotike, fitil zjarrpërcjellës, telefona dhe automjete

Arrestohen në flagrancë dy shtetas , si dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, finalizoi operacionin policor të koduar ”GOES ON”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Artur Popa, 46 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Valias, Kamëz, (i dëënuar më parë) Arrestuar për veprën penale të “Trafikimit të armëve”, “Mbajtjes së bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhim shitje të narkotikëve” në bashkpunim 278/a, 278/7 dhe 283, 25.

• Valtor Cala, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, arrestuar për veprën penale të “Trafikimit të armëve” 278/a dhe 25.

Si dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre ku për shkak të hetimit nuk jepen të tjera të dhëna për ta.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kishte regjistruar procedimi penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ku si rezultat i një pune disa javore me metoda speciale të hetimit u arrit të dokumentohej aktiviteti i tyre kriminal.

Shtetasi Artur Popa me automjetin e tij me targë AA 811 GF , i shoqëruar nga automjeti tjetër me targë AA 733 DM, që drejtohej nga shtetasi Valtor Cala, transportonte 3(tre) mina me telekomandë ku në hyrje të qytetit të Lezhës, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë të dy shtetasit e lartpërmendur.

Gjithashtu gjatë kontrollit shtetasit Artur Popa ju gjet dhe një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa e ngjashme me atë të vajit të hashashit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga grupi hetimor u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• 3 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë.
• 55 gramë lëndë narkotike e ngjashme me atë të vajit të hashashit.
• 14 telefona celularë.
• dy automjete
• 3 fitila si ato zjarrpërcjellës.
• një çantë ku ishin futur minat

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Mbajtja e bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kaq në formë nuk e kishit parë! Agnesa Vuthaj mahnit me pamjen... (FOTO)
Previous article (VIDEO) ZHVILLIMI AGROKULTUROR/ Rama prezanton projektin ambicioz të qeverisë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT