• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Trafik heroine në ITALI/ Detaje për grupin e fuqishëm të drogës ku bënin pjesë shqiptarët (FOTO)
Home
Aktualitet
Drejtësi

Trafik heroine në ITALI/ Detaje për grupin e fuqishëm të drogës ku bënin pjesë shqiptarët (FOTO)

8 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Drejtësi

Një organizatë trafikantësh droge ku bënin pjesë edhe tre shqiptarë është shkatërruar sot në Itali.

Policia italiane e qytetit të Ternit në bashkëpunim me Policinë e Romës kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit operacionin e koduar “Montana”.

Nën pranga janë vënë 14 persona, 3 shqiptarë, 7 italianë, 1 peruan dhe 3 tunizianë si dhe janë nën hetim 15 persona të tjerë.

Akuza ndaj tyre është trafik i lëndëve narkotike të tipit kokainë, heroinë, marijuanë, hashash e droga sintetike si dhe armëmbajtje pa leje.

Hetimet e këtij operacioni kanë nisur më vitin 2017 pas kapjes me kokainë të pastër të një korrieri shqiptar që udhëtonte nga Roma në Terni.

Sipas investigimeve italiane kjo bandë përfitonte nga trafiku i drogës qindra mijëra euro në muaj. Baza operative ishte një lokal në qendër të Ternit.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 kg e gjysmë kokainë, gjysmë kg marijuanë, 100 gramë hashash si dhe 39 plumba të kalibrit 38 mm special.

Në këtë operacion morën pjesë rreth 150 efektivë policie.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Oficerët e Sigurisë në shkolla/ Drejtori i Akademisë, Bilbil Memaj: Ja rëndësia e tyre në shkolla
Previous article Portieri i City-t driblon futbollistët kundërshtar, reagimi i Ederson është brilant

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë Aktualitet

VRASJA E URIM FIKUT/ Bien dëshmitë për ariun, dyshohet se 62-vjeçari u ndoq dhe qëllua disa herë me armë

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë Aktualitet

PROTESTA/ Protestuesit sulmojnë me fishekzjarre policinë, efektivët kundërpërgjigjen me ujë

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore Aktualitet

POLICIA RRUGORE AKSION NË VLORË/ Fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT