• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIK DROGE NGA TAJLANDA NË SHQIPËRI/ Tentuan të fusnin 61 kg kanabis në Rinas, arrestohen dy kinezë
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIK DROGE NGA TAJLANDA NË SHQIPËRI/ Tentuan të fusnin 61 kg kanabis në Rinas, arrestohen dy kinezë

21 October, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia Kufitare në aeroportin ‘Nënë Tereza’ në Rinas pasi tentuan që të fusnin në Shqipëri kanabis, të ndarë në katër valixhe.

Në këto valixhe që vinin nga Tajlanda, autoritetet e Policisë së Kufirit në Rinas gjetën në total 120 pako me kanabis sativa me THC të lartë, e cila pasi u peshua rezultoi të ishte 61 kg.

Valixhet, të cilat ishin mbështjellë me qese plastike, kishin brenda paketim të frutit ekzotik të duranit të thatë, por pasi hetuesit i hapën, gjetën brenda paketimit lëndën narkotike që  për nga cilësia është shumë më e shtrenjtë se kanabisi normal që kultivohet në Shqipëri.

Valixhet ishin në pronësi të dy kinezëve, të cilët fillimisht udhëtuan nga Bangkoku me tranzit në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe destinacion fundor Tiranën.

Autoritetet shqiptare u vunë në dijeni se brenda valixheve të tyre kishte drogë që para se avioni i tyre të zbriste. Pas kontrollit, kinezët Ye Guozheng, 37 vjeç, Chen Jian, 48 vjeç, u arrestuan në flagrancë.

Të dy kinezët, të marrë në pyetje nga hetuesit, nuk dhanë detaje pa praninë e avokatëve, ndërsa pritet që në vijim t’u nënshtrohen seancave të tjera të pyetjeve, për të zbuluar bashkëpunëtorët e tyre në Shqipëri.

Ky është rasti i dytë brenda pak muajve që nga Tajlanda vjen sasi droge me tranzit prej Emirateve Arabe. Droga me THC hynë në tregun vendas edhe përmes dërgesave me postë, ndërsa Tajlanda në Azi dhe SHBA janë 2 vendet kryesore të tentativave për sjelljen e saj. Sipas burimeve pranë Antidrogës, ky lloj kanabisi në Tiranë shitet 3 gramë për 100 euro.

“Bazuar në informacionet e siguruara nga Njësia e Informacionit për Pasagjerin, Policia Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe me Drejtorinë e Hetimit Doganor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Quality”. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit kinezë: -Y. G., 37 vjeç dhe Ch. J., 48 vjeç.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në hyrje në Rinas me 2 valixhe me rreth 61 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se e kanë trafikuar nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri. Sasi e kanabisit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”, njoftoi Policia. 

Po ashtu, vijojnë hetimet e thelluara për të zbuluar persona të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast. Kujtojmë se më parë policia shqiptare ka goditur disa raste të ndryshme të trafikimit të kanabisit me përqindje të lartë THC-je që kryhej përmes postës. Rasti më i fundit është ai i 27 shtatorit në Vorë ku një 22-vjeçar nga Shkodra u kap duke marrë drogën që vinte me pako nga Kanadaja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRONDITËSE/ 16-vjeçarja në Tiranë tenton të vetëvritet pasi përndiqej nga i burgosuri
Previous article "PARAMETRAT STABËL"/ Si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove Aktualitet

PAMJET/ Jo veç pankarta, protesta mes tullumbaceve, flakadanëve e flamingove

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet Aktualitet

PËRFUNDOJNË FJALIMET/ Nis marshimi i protestuesve në kryeqytet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën Aktualitet

HOQËN FLAMURIN NGA AMBASADA IZRAELITE/ Tubuesi: Incidenti s’ka lidhje me protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT