• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TRAFIK DROGE NË TRE SHTETE/ Arrestohet në Fier koordinatori i organizatës kriminale
Home
Aktualitet
Kronikë

TRAFIK DROGE NË TRE SHTETE/ Arrestohet në Fier koordinatori i organizatës kriminale

24 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses një fazë të operacionit ndërkombëtar të koduar Fingerprint, në bashkëpunim me Drejtorinë e Qarkut Antimafia Compagnia Carabinieri në Borgo San Lorenzo, Firenze dhe Zyrën e Sigurisë në Ambasadën e Italisë në Shqipëri.

Operacioni, i cili është zhvilluar paralelisht në Shqipëri dhe Itali, kishte për qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara drejtësisë italiane të pjesëtarëve të një organizate kriminale të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, gjatë periudhës 2020-2021.

Këtë të mërkure, Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e E. H. alias E. H., 41 vjeç, lindur në fshatin Portëz, Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për koordinimin e veprimtarisë kriminale të organizatës.

Gjykata e Firenzes ka lëshuar 12 urdhra arresti në kuadër të operacionit Fingerprint, nga të cilët 10 janë ekzekutuar (9 në Itali dhe një në Shqipëri), ndërsa dy persona janë shpallur në kërkim. Sipas vendimit të Gjykatës së Firenzes të vitit 2025, ndaj 40-vjeçarit të arrestuar në Fier është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për trafikim të lëndëve narkotike në kuadër të organizatës kriminale, vepër penale që sipas Kodit Penal të Italisë dënohet deri në 24 vjet burgim.

40-vjeçari akuzohet se ka koordinuar trafikun e kokainës dhe kanabis në Shqipëri, Itali dhe Zvicër gjatë viteve 2020-2021. Aktualisht, Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për finalizimin e procedurës së ekstradimit drejt Italisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI KIBERNETIK NË AEROPORTET E EUROPËS/ Autoritetet angleze arrestojnë 40-vjeçarin që dyshohet se fshihet pas tij
Previous article SHOKUESE NË MEMALIAJ/ 65-vjeçari përdhunon të renë me probleme të shëndetit mendor

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT